Connect with us

Lajme

Kjo është letra e përbashkët të subjekteve politike rreth demarkacionit

Published

on

Të dy zyrtarët shtetërorë që po zhvillojnë takime në Amerikë, i pari i Qeverisë, Isa Mustafa, e shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, kanë dërguar mesazhe se së shpejti marrëveshja për demarkacionin do të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit Isa Mustafa ka thënë se demarkacioni është çështje e patejkalueshme e duhet të miratohet, ndërsa Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se marrëveshja do të jetë në tetor në Kuvend, raporton KTV.

Por, nëse partitë në pushtet do t’i përmbahen deklaratës së përbashkët të përpiluar në takimet që po zhvillojnë tash e sa kohë me lehtësimin e Naim Rashitit, atëherë duhet të presin një konsensus të gjerë për këtë çështje.

“Në frymën e dialogut politik dhe me qëllim të ruajtjes dhe konsolidimit të stabilitetit në vend, avancimit të reformave shtet-ndërtuese dhe integrimeve euroatlantike dhe ruajtjes e kultivimit të marrëdhënieve me të gjithë partnerët rajonalë e ndërkombëtarë. Udhëheqësit e partive politike parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën zotohen se do të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjes për demarkacionin me Malin e Zi. Partitë politike pajtohen që përderisa të zgjasë dialogu lidhur me këtë çështje, projektligji për demarkacionin e marrëveshjes me Malin e Zi të mos procedohet në Kuvend. Subjektet do të punojnë së bashku në frymën e një konsensusi me bazë të gjerë gjatë javëve në vijim. Hollësitë do të përpunohen brenda pak ditësh, derisa ftojnë edhe subjektet e tjera për bashkëpunim. Me këtë deklaratë, udhëheqësit e subjekteve politike po ashtu sigurojnë Qeverinë e Malit të Zi se respektojnë sovranitetin e saj dhe do të angazhohen për ta ruajtur e kultivuar fqinjësinë dhe marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, si shtet fqinj e partner” thuhet në fund të letrës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending