Connect with us

Lajme

Kjo është akuza nga e cila u lirua sot Nuhi Uka

Ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Nuhi Uka është lënë i lirë sot për një aktakuzë për mashtrim e krim të organizuar, në atë që njihej si “Rasti Shtëpija”.

Published

on

Nuhi Uka, gruaja e tij, Kimetja, tri balldëskat dhe djali Muhameti, po cilësoheshin “mashtrues dhe grup kriminal” nga një prokuror i EULEX-it.

E gjitha familja Uka, akuzoheshin se me anë të mashtrimeve kanë përvetësuar një pronë në qendër të Prishtinës.

Si pjesë e kësaj familje “të dyshuar kriminale” Prokuroria ka akuzuar edhe ish-gjyqtaren Sanjie Muqolli, zyrtarin e Komunës së Prishtinës, Fehmi Havollin dhe avokatin e Komunës, Naser Krasniqi të cilët kanë arritur që me padi të rrejshme ta tjetërsojnë këtë pronë.

EULEX-i kishte njoftuar se një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër nëntë personave.

“Rasti ka të bëjë me përfitim të pasurisë me anë të mashtrimit në qendër të qytetit të Prishtinës. Akuzat përfshijnë nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të paligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit, mashtrim, dhe krim i organizuar”, ka njoftuar EULEX-i nëpërmjet një komunikate, shkruante Koha Ditore më 2014.

EULEX-i kishte thënë se në mesin e të pandehurve është një ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë.

Nuhi Uka për një dekadë ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës.

Mbi katër mijë euro në muaj janë derdhur në llogarinë bankare të djalit të ish-kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka për shfrytëzimin e objektit që dyshohej se është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka qenë e vendosur në objektin e ndërtuar nga familjarë të Nuhi Ukës në pronë komunale afër Muzeut të Kosovës. Nga viti 2005 deri në vitin 2010 për qira ka paguar nga 4300 euro. Kjo veprimtari për prokurorin e EULEX-it, Maarten Groothuizen ishte e paligjshme, përcjell Koha.net. Prokuroria dyshonte se prona me adresë në rrugën “Hamdi Mramori” numër 1, e njohur më parë si rruga e Shkupit, që gjendet pas Muzeut Kombëtar të Kosovës, në pjesën e vjetër të Prishtinës, ishte marrë nëpërmjet mashtrimit.

Prokurori pretendonte se Gjykata Komunale e Prishtinës, përkatësisht gjyqtarja Sanije Muqolli ka nxjerr vendim që prona komunale të tjetërsohet dhe të vihet në emër të prindërve të bashkëshortes së Ukës. Por kjo ishte mohuar nga Uka. Ai pati thënë për “Kohën Ditore” se e gjitha është një keqkuptim sepse Gjykata nuk ka bartur pronësinë por ka vendosur për të drejtët e shfrytëzimit të përhershëm.

Ai thoshte se dyshimi i prokurorisë për bartje të dokumenteve false ka ardhur për shkak të emërtimit të rrugëve.

“Ky dyshim i tyre ka ardhur për shkak të emërtimit të rrugëve, duke aluduar në rrugën ‘19 nëntori’ që tash quhet rruga ‘Garibaldi’ e jo sheshin 19 nëntori’ përballë grandit. Ai shesh është quajtur ‘Sheshi i Republikës’ jo ‘19 nëntori’. Aty është dyshimi”, kishte thënë ai.

Prokuroria pretendonte se bartja e pronës nga gjyqtarja Sanije Muqolli është bërë në kundërshtim me përmbajtjen e dy raporteve të gjeodezisë.

Prokurori pretendonte se ky rast lidhet me dy objekte të ndara në Prishtinë.

Një objekt, parcela kadastrale 5602 është në vendin ku ndodhej një shtëpi e vjetër prej 97, 000 metra katrorë dhe një oborr prej 69 mijë metra katror.

Lokacioni quhet rruga “Hamdi Mramori” numër 1 e cila më herët quhej rruga e “Shkupit”. Ajo ndodhet në pjesën e vjetër të Prishtinën e vjetër që ndodhet prapa Muzeut të Kosovës.

Objekti tjetër sipas prokurorit përbëhet nga një banesë prej 72 metrash katrorë përballë hotelit “Grand”. Prokurori supozonte se të dyshimtit së bashku dhe në mënyrë të paligjshme kanë lëshuar dokumente për të lëshuar një urdhër gjykate për konfirmim të pronësisë së objektit në parcelën e tokës 5602 të familjes Hashani-Uka dhe se kanë paraqitur kërkesën për pronësi mashtruese në një pjesë të parcelës 5602, te Muzeu.

Sot, Ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, është liruar nga akuza për krim të organizuar. Ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Ai u lirua nga akuza e parë, ndërsa akuzat tjera iu vjetruan. Rastin e ka konfirmuar për KTV-në, avokati Tahir Rrecaj.

Pas këtij rasti ka reaguar kryetari i Prishtinës.

“Mandej mos thuani pse nuk ka liberalizim të vizave. Janë vjetruar akuzat, por paret e fituara nga krimi ende po vlejnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Nuhi Uka është edhe njëri nga 52 të hetuarit për keqpërdorim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë, bashkë me ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending