Kirurgët e bëjnë gati për operacion, ajo çfarë i gjejnë në sy e tmerrshme (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kirurgët gjetën 27 lente të ngjitura në syrin e një gruaje, ndërsa po përgatiteshin për një operacion të kataraktit në syrin e saj, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.

Lentet, të cilat i ngjanin një “mase të trashë të syve me ngjyrë të kaltër” u gjetën në syrin e pacientes 67 vjeçare.

Rupal Morjaria, një oftamolog specialit ka thënë “Asnjëherë në jetë nuk kam parë diçka të tillë”.

Fillimisht, specialistët i zbuluan 17 lente, ndërsa pas ekzaminimit të mëtejshëm zbuluan se edhe 10 të tjera i janë mbërthyer në sy. Pacientja tha se kishte bartur lente për 35 vite./Periskopi/

Shpërndaje në: