Connect with us

Lajme

Këto janë vrasëset e “heshtura” që Trumpi ka dërguar kundër Koresë së Veriut (Foto)

Published

on

Krahas aeroplanmbajtëses “USS Carl Vinson” dhe anijeve shoqëruese si destrojeri “USS Ëayne E. Meyer” dhe kruizerin “USS Lake Champlain”, Presidenti Donald Trump deklaroi se ka dërguar një flotë të fuqishme për të “zgjidhur problemin” e raketave të Koresë së Veriut duke përmendur sot në mëngjes edhe se në mision ishin përfshirë edhe nëndetëset më të fuqishme të SHBA-ve, shkruan Albeu.com.

Ndryshe nga luftanijet dhe aeroplanmbajtëset, misioni i nëndetëseve është tepër sekret dhe nuk publikohen shumë detaje për itinerarin apo forcën e tyre, megjithatë mediat ndërkombëtare raportojnë se nëndetëset me të cilat Trump kërcënon Korenë e Veriut janë pikërisht “Ohion Class”, të cilat konsiderohen si më të mëdhatë dhe më të fuqishmet e SHBA-ve.

Albeu.com ka përgatitur një material në lidhje me nëndeteset në fjalë, të cilave do t’i trembej çdo fuqi në tokë.

Janë makina të tmerrshme luftarake të pajisura me raketa që nga ato “tomahaëk” e deri tek ato bërthamore. Njihen edhe si “vrasëset e heshtura” pasi lundrojnë në një qetësi vrastare për armikun.

Të prodhuara nga “General Dynamics”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 18 nëndetëse të tilla në shërbim, ndërkohë që janë planifikuar të ndërtohen edhe duke kapur numrin 26 brenda pak viteve.

Rurnizohen nga një reaktor bërthamor dhe mund të vazhdojë të patrullojë për vite të tëra në dete dhe oqeane nëse nuk do të ishte nevoja që të furnizohej me ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme për marinarët.

Madje, në përshkrimin që i bëhet nëndetëses në lidhje me kohëzgjatjen në mision, thuhet: Pafund, nëse nuk do të nevojiteshin ushqime!

Kanë një gjatësi 170 metër dhe diametër 13 metra duke arritur një shpejtësi maksimale lundrimi deri në 46 km/h.

Nëndetëset e “Ohio Class” mund të zhyten në thellësi deri në 240 metra dhe kanë një personel rreth 165 personash në bord.

Nëndetëse të tilla përdoren zakonisht në misione sulmi dhe kërkimi për prezencën armike në zonë dhe është e pajisur me një numër të madh raketash balistike Trindent II si edhe me mbushje bërthamore në varësi të misionit.

Në total, 32 të tilla.

Gjithashtu, nëndetëset në fjalë mund të transportojnë deri në 154 raketa të precizionit të lartë “Tomahaëk”, të cilat përdoren me sulme në tokë dhe në ajër kundër avionëve dhe raketave armike. /Albeu.com

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending