Këto janë mungesat e Barcelonës ndaj Celtic

Periskopi.com Sporti

Barcelona sonte përballet me Celticun në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Katalonasit kanë disa mungesa në skuadër, ndër të cilat bënë pjesë edhe mbrojtësi Jeremy Mathieu.

Në anën tjetër, gjigandi katalan do të duhet t’ia dalë edhe pa katër lojtarë tjerë.

Jeremy Mathieu, Denis Suarez, Aleix Vidal dhe Jordi Masip do t’i mungojnë kësaj skuadre në ndeshjen ndaj skocezëve.

Ndeshja zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com

Shpërndaje në: