Connect with us

Lajme

Këto janë misteret e Urës së Fshenjtë, vendi i mrekullive

Disa besojnë se uji rikthente qumështin e nënës dhe sillte lindjen e djemve. “Kur ju humbte qumështi shkonin atje merrnin ujë për të pirë dhe befasisht gjiri i atyre grave u vinte.

Published

on

Ka pasur raste, kur në disa shtëpi nuk lindnin djem dhe burrat e shtëpisë duhet të mblidheshin bashkë me prindërit e vajzës dhe merrnin një kurban (dash) dhe e prisnin aty, e përgatisnin dhe pastaj ajo nuse pritej të lindte djalë”, shprehet Hamide Berisha.

Ura e Fshenjtë është ndërtuar mbi kanionin e Drinit të Bardhë dhe është e gjatë 70 metra. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Ndër të tjera ura, apo më saktësisht rrethina e saj shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarëve nga anë të ndryshme të Kosovës. Po ashtu rreth saj ka shtëpi që shërbejnë për kalimin e ditëve të verës. Në grykën e lumit para se të kalon urën gjenden dy shkëmbinjtë të njohur me emrin “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Shkëmbi i Shqiponjës”. Ky emërtim vjen nga figurat e vizatuara në shkëmbit përkatës. Figura e Skënderbeut është vizatuar në shkëmb në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergjit. Ndërsa shkëmbi më i lartë i rrethinës, i cili e kalon edhe lartësinë e urës thirret “Shkëmbi i Talionit” i pagëzuar sipas nofkës së kërcyesit të parë nga kjo maje në lum, Ali Talioni. Kurse historia e legjendës së Urës së Fshejtë është e njohur kur mjeshtrit ndërtonin ditën e ajo rrënohej natën, kurse aty u varros një grua e gjallë pasi kunata e saj i bëri një dredhi. Ura e Fshejtë ka shumë legjenda dhe forma të tregimit.

Si vend i besimit Edhe sot e kësaj dite në këtë Urë të Fshejtë njerëzit kanë lidhur fatet e ndryshme. Sipas shumë banorëve të Përdrinisë ka shumë familje që ende besojnë se vizita e kësaj ure të sjell fat. Plaka Hamide Berisha shprehet se dikur në Urë të Fshejtë ka pasur një ujë burimi që në Përdrini nuset apo gratë kur lindnin fëmijë dhe kishin fëmijë për gji shkonin atje. “Kur ju humbte qumështi shkonin atje merrnin ujë për të pirë dhe befasisht gjiri atyre grave u vinte. Ka pasur raste kur në disa shtëpi nuk lindnin djem dhe burrat e shtëpisë duhet të mblidheshin bashkë me prindërit e vajzës dhe merrnin një kurban (dash) dhe e prisnin aty, e përgatisnin dhe pastaj ajo nuse pritej të lindte djalë”, shprehet Berisha. Këto besime ende vazhdojnë të jenë prezente edhe në ditët e sotme. Bile tani shkohet ende atje tek ai krua ku uji është i bardhë dhe marrin ujë për të shëruar sëmundje e syve.

Vajza fleu si qengj Avdullah Gashi tregon se e tek “Ura e Fshejtë” i kanë shëruar fëmijët nga frika e natës. “Kur fëmijët kishin frikë natën i dërgonin atje dhe nga largësia kur fëmijët e shihnin ujin dhe lartësinë e ujit atyre u ikte frika”, tregon ai. Kurse në Krushë të vogël tregojnë e dikur moti aty i shëronin në Tyrbe të Hasan Babës dhe në Urë të Fshejtë edhe sëmundjet e memcëllëkut. I dërgonin fëmijët dhe i luhatnin mbi urë, kur ata e shihnin lartësinë e madhe shumica e tyre fillonin të flisnin. Besimi në këtë Urë ruhet edhe tek ditët e sotme. Profesor Sylejman Randovrava tregon se legjenda të këtilla edhe sot janë prezente. “Njerëzit besojnë në një mit se aty është murosur një nuse ku këtë vetëdije pastaj e marrin si shërim të ndërdijes së tyre”. Kurse Hamdi Gashi tani me banim në Prizren shpjegon faktin se ai kishte shëruar një fëmijë që ishte i sëmurë nga lemza për një kohë të gjatë. Edhe pse e kishte dërguar nëpër mjekë, atij përsëri i shpallej sëmundja e lemzës. “Një ditësh shkuam atje flemë një natë, ishte natë vere. Nga ajo natë kurrë djalit nuk iu paraqit lemza”, thekson ai për gazetën. Agim Fejzullahu shpjegon se pikërisht në këtë Urë e ka shëruar vajzën e martuar nga ankthi që ajo kishte si përjetim të përnatshëm. “Vendosëm që atje të shkojmë bashkë me gruan dhe vajzën. Atë natë ajo fleu si qengj. Është e habitshme, por ajo kurrë nuk ka pasur ankth në jetën e saj”, shprehet Fejzullahu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending