Këto janë dy vendet e vetme në glob ku ende po luhet futboll

Periskopi.com Sporti

Bjellorusia dhe Nikaragua janë aktualisht dy vendet e vetme në glob që po sfidojnë koronavirusin, duke nxjerrë në fushë skuadrat, por edhe pse në këto shtet ka një përhapje të Covid-19.

Në fillimin e muajit mars kampionatet në Europë u mbyllën njëra pas tjetrës, ndërsa ajo që rezistoi ishte pikërisht Superliga bjelloruse, transmeton Periskopi.

Madje kreu i shtetit, Aleksander Lukashenko, u sugjeroi njerëzve që të pinë vodka dhe të vazhdojnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Nga 75 vende aktualisht në botë ku luhet një futboll profesionist, në 73 prej tyre gara është ndërprerë pa afat, ndërsa në Nikaragua, në ndryshim nga Bjellorusia, autoritetet vendëse kanë marrë si masë paraprake që kampionati të luhet pa praninë e spektatorëve. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: