Connect with us

Lajme

Këto janë çmimet në plazhet e Shqipërisë

Published

on

Nëse kërkoni të bëni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar, është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Në një vëzhgim të Ora News në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuar, nga Velipoja deri në Sarandë, çmimet e hoteleve variojnë nga 25 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

 Në Velipojë, ndonëse hotelet nuk vlerësohen me yje, dhe çmimet variojnë nga 25-40 euro nata, ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.

Bregdeti i Shëngjinit është një nga zonat që ka njohur shumë zhvillim vitet e fundit. Hoteli më i mirë është me 5 yje dhe ndodhen në qendër të Shëngjinit. Shazllonët në qendër të plazhit dhe tek zona e njohur si Rëra e Hedhur janë 5 mijë lekë të vjetra, në zona si Kunë, me 3 mijë lekë të vjetra.

Në Durrës, muaji qershor ka çmimet më të favorshme për pushuesit, ku një hotel për një natë, mund ta gjesh edhe me 20 euro, me mëngjes falas. Për hotelet me 5 yje, në qershor nuk gjen dhomë pa 100 euro, mëngjes dhe shazllon falas. në muajt korrik gusht, çmimim më i ulët është 35 euro-150 euro më i shtrenjti, ndërsa shezllonët nga 3-10 mijë lekë.

Në Fier, në plazhin e Darzezit përgjatë Detit Adriatik, nuk ka hotele, por por bregdeti është shumë i frekuentuar kryesisht nga familjarë që duan të shijojnë momente qetësie. një shezllon aty kushton 5 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që mund të shfrytëzohet dhe hapësira publike.

Në Vlorë, hostelet janë më të lirat, por shumë të frekuentuara, kryesisht nga të huajt, që prenotojnë online. Qyteti ofron çmime standarte, ku hotelet me tre yje kushtojnë 30-50 euro dhoma, ne varësi te pamjes dhe pozicionit ne hotel, të poziconuar përgjatë rivierës. Çmime me te “kripura” ofrohen në resortet turistike apo hotelet e luksit ku 5 yjet variojnë nga 60-80 deri në 120 euro nate qëndrimi në suita. Ndërkohë për turizmin familjar, akomodimi në apartamente kap koston 35-55 euro nata. Në Vlorë, zyrtarisht kapaciteti i akomodimit është mbi 3 mijë shtretër, dhe 2500 apartamente.

Saranda, në bazë të çmimeve mund të konsiderohet bregdeti më i shtrenjtë në vend, 200-250 euro kushton nata në vilat bregdetare. në qytet në zonën turistike apo vijën e parë përgjatë rivierës, 50- 100 euro është çmimi i ofruar nga hotelet me 3-5 yje, ndërsa suitat mbi 120 euro, me mëngjes të përfshirë. cimet më të kripura janë në gusht, ku një dhomë nuk mund ta gjesh pa 100 euro, pavarësisht yjeve.

Në vijën e dytë të bregdetit në bulevard, mund të gjeni hotele me 30-50 euro nata. Gjithashtu kanë filluar prentotimet në hostele, ku një krevat kushton 10-15 mijë lekë të vjetra. sa për shazllonet kushtojnë nga 5 mijë lekë tyë vjetra-10 euro. Pothuajse të njëjtat çmime janë dhe në Ksamil, ku kërkesat në rritje për këtë destinacion turistik, ka sjellë rritje çmimesh, ku një dhomë në hotel kushton 50-70 euro nata, ndërsa shazlloni 8-10 euro./Ora News/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending