Këto janë arsyet pse Inter refuzoi Marcelinon

Stefano Pioli pritet të jetë trajner i ri i skuadrës së Interit

Periskopi.com Sporti

 

Drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshje me Stefano Piolin, i cili shumë shpejtë do të jetë edhe zyrtarisht trajner i skuadrës së parë.

Në garë për këtë post ishte edhe trajneri spanjoll Marcelino, me të cilin në fund nuk u arrit marrëveshja për tre arsye, shkruan La Gazzetta dello Sport.

E para ishte se spanjolli kërkoi 3.5 milionë euro në sezon dhe një kontratë tre vjeçare. Kushti i dytë ishte që ai të merrte stafin me vete, ndërsa i treti që ai të vendoste se kush do të largohej dhe do të transferohej në Inter.

Shpërndaje në: