Këta janë rivalët e mundshëm të Gjilanit dhe Prishtinës në Ligën e Evropës

Periskopi.com Sporti

Gjilani dhe Prishtina janë dy skuadrat kosovare që këtë vit kanë siguruar plasmanin në garat parakualifikuese të Ligës së Evropës.

‘Të kuqtë’ nga Gjilani, Evropën e siguruan pasi përfunduan në kampionatin e rregullt në pozitën e dytë, pozitë kjo që u sigurua krejt në fund.

Kurse, Prishtina edhe këtë vit Evropa Ligën e siguroi falë triumfit në Kupën e Kosovës, në sfidën e luajtur dje ndaj Balllkanit.

Kështu, dy skuadrat kosovare si rival të mundshëm në parakualifikime pritet të kenë skuadra nga shtete si: Mali i Zi, Gjibraltari, Andorra, Irlanda e Veriut, San Marino e Uellsi.

Madje, disa prej skuadrave që kanë siguruar plasmanin në këtë fazë, janë të njohura për ne në Kosovë, pasi më parë janë përballur me klubet tona.

Kundërshtari me koeficientin më të lart në këto parakualifikime është ekipi Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, kundërshtar ky që më parë në këtë fazë është eliminuar nga Feronikeli e Drita.

Shorti për fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës pritet të hidhet me 9 gusht në Zvicër.

Ndërsa ndeshjet e këtij rundi priten të zhvillohet me 20 gusht.

Aktualisht, vetëm fituesi i Kupës së Irlandës Veriore ende nuk dihet, për kompletimin e gjitha skuadrave të kësaj faze.

Shpërndaje në: