Këta janë lojtarët që mund ta zëvendësojnë Pogban te Juventus

Nuk do të jetë vetëm Bentacur si transferim për të freskuar mesfushën te bardhezinjtë.

Periskopi.com Sporti

Kampionët e Italisë po mendojnë dhe për tri lojtarë të tjerë që janë në moshë të re, por edhe kanë fituar një eksperiencë që mund t’i ndihmojë të përshtaten në nivelet e larta që luajnë bardhezinjtë.

Kessie po shkëlqen te Atalanta dhe mesa duket është i gatshëm për një ekip të madh, shkruan Albeu.

Mahmoud Dahoud është emri tjetër, vetëm 20 vjeç dhe me një përvojë tashmë te Borussia Moenchengladbach, skuadër që po spikat në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu ndiqet dhe shoku i tij i skuadrës Krammer.

Shpërndaje në: