Kështu e komentojnë mediet greke ndeshjen kundër Kosovës sonte

Periskopi.com Sporti

Greqia do të jetë nikoqir i Kosovës për përballjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë e kishte humbur takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, mirëpo sonte do të tentojë të marrë rezultat pozitiv.

Edhe pse Bernanrd Challandes ka shumë mungesa në formacionin bazë, do të shpresojë që në lojtarët e rinj dhe atyre që nuk u është dhënë shansi shumë, të dëshmojnë aftësitë e tyre.

Takimi mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis”, natyrisht pa prezencën e tifozëve.

Mediat greke kanë shkruar për takimin që luhet në Athinë, derisa nuk ka munguar as vetëbesimi i tyre i madh:

Mediumi “Iefimerdia” shkruan: “Liga e Kombeve: Për fitoren e re kundër Kosovës, Greqi”.

Portali “NewsBomb” shkruan: “Greqi – Kosovë: Të pamposhtur dhe për kreun”

Gazeta “Zougla” shkruan: “Liga e Kombeve: Kosova pritet nga kombëtarja”

Portali “NewsRoom” shkruan: “Ekipi kombëtar i Greqisë: Me Kosovën për hapin tjetër përpara për vendin e parë në Ligën e Kombeve”.

Shpërndaje në: