Connect with us

Lajme

Kërkohet shkarkimi i nënkryetarit të Kllokotit që e quajti kriminel Ramush Haradinajn

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Kllokot, ka reaguar ndaj deklaratave që para disa ditëve kishte bërë nënkryetari i kësaj komune, Milos Stojkoviç, i cili në një emision televiziv në Serbi ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime në Kosovë kundër civilëve serbë.

Në reagimin e PDK’së, të siguruar nga Gazeta Express, kërkohet shkarkimi i Stojkoviç pasi deklarata të tilla mund të nxisin konflikte ndëretnike, përcjellë Periskopi.

Nënkryetari i Kllokotit, Milos Stojkoviç, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka bërë krime ndajë më shumë se dy mijë civilëve serbë në Kosovë, ka vrarë e kidnapuar njerëz, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Reagimi i plotë:

Ky zyrtar i Komunës Kllokotit ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka bërë krime ndajë më shumë se 2000 civilëve serb në Kosovë, ka vrarë dhe kidnapuar njerëz, dhe kërkesa e tij se Ramush Haradinaj duhet të ekstradohet në Serbi për tu gjykuar duhet të ndëshkohet dhe të merren masa ndaj tij.

Ne i konsiderojmë deklarata tendencioze të tij që nxisin edhe konflikt ndëretnik në Kllokot.

Të gjithë e dimë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejt dhe e pastër, dhe Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës!

Tentimi për të penguar integrimin e Serbëve në Kosovë duke u munduar të nxisin dhunë,urrejtje dhe duke shpifur mund të shkaktojë probleme për qytetarët serbë në Kllokot të cilët nga këto politika të urrejtjes, nxitjes dhe shpifjes vetëm se do i sjellin shumë pasoja negative qytetarëve të Komunës Kllokotit.

Kërkojmë nga Kryetari i Komunës Kllokotit, Streqko Spasic, të shkarkojë menjëherë Zëvendës Kryetarin e Komunës Kllokotit, Milos Stojkovic.

Kërkojmë nga organet  të drejtësisë së Kosovës të merren me këto deklarata nxitëse,, të urrejtjes dhe shpifjes.

Kërkojmë nga Ministria e Administrimit Pushtetit Lokal që të marrin masat e duhura me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe rregulloret në fuqi, që ta ndëshkojnë për mos ardhjen e këtij zyrtari në vendin e tij të punës qe tre vite(nga 15.01.2014) që marrin masat e duhura edhe ndaj dëmtimit të buxhetit  të Komunës dhe Shtetit, dhe të nisin procedurat për shkarkimin e këtij zyrtari për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I kërkojmë edhe nënkryetarit për Komunitete zotri Hasan Rashitit, që pavarësisht që i ka ndihmuar këtij zyrtari të Listës Serbe dhe Streqko Spasicit me 83 vota, të japë dorëheqjen nga posti i tij sepse asnjëherë nuk arriti të mbroj,kultivoj dhe ruaj vlerat e komunitetit të tij ashtu siç janë të garantuara me ligj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending