Connect with us

Lajme

Kërkohet sensibilizim për shmangien e viktimave në trafikun rrugor

Në kuadër të ditës botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikimit Rrugor, të dielën, gjatë një konference për media u shpalosën rekomandime se si duhet te orientohen të gjitha organizatat dhe policia e Kosovës se si të eliminohen aksidentet në trafik.

Published

on

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se trendi i aksidenteve me fatalitet ka pësuar rënie krahasuar me vitet e tjera paraprake, duke shtuar se MPB-ja, nuk do të jetë e kënaqur përderisa të ekzistojë edhe vetëm një viktimë në trafikun rrugor.

“Policia e Kosovës me aktivitete e tyre ka arritur që të jetë në rrugë të mbarë për të realizuar qëllime të cilat janë parashtruar në dekadën e veprimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 2010. Po t’i shohim statistikat do të shohim se derisa në vitin 2010 kemi pasur 157 viktima në trafikun rrugorë, në vitin 2015 ky numër është  zvogëluar në 129 që do të thotë trendi i zvogëlimit të aksidenteve të trafikut është në rënie e sipër.

Sa herë që ka aksidente trafiku, dhe sa herë që ka viktima në trafik ka qenë zakon që gishti të drejtohet kah Policia e Kosovës mirëpo ne si Ministri e Punëve të Brendshme asnjëherë nuk do të pajtohemi me këtë çështje sepse e dimë që policia është më së paku fajtore që shkaktohet një aksident në trafik por janë disa institucione të tjera të cilat duhet t’i përmbushin obligimet të cilat i kanë që të zvogëlohet ky numër i aksidenteve”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa Naim Rexha tha se Policia e Kosovës ka një barrë të madhe për numrin e këtyre fatkeqësive të përditshme të vazhdueshme për familjen, komunitetin dhe vendin, duke shtuar se policia ka për synim që deri në vitin 2020, ta zvogëloj numrin e aksidenteve deri në 50 për qind

“Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të njerëzve të vdekur dhe të lënduar në rrugët e botës. Aksidentet e trafikut nuk janë vetëm sfidë e shoqërisë dhe vendit tonë por tashmë janë një shqetësim i madh global i vili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve. Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë, çdo 6 sekonda dikush vdes ose bëhet i paaftë përgjithmonë. Brenda një viti në botë, në aksidente trafiku vdesin rreth 1 milion e 200 mijë njerëz. Ne ende duhet të bëjmë shumë më shumë”, ka thënë Rexha.

E zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota, theksoi se kjo ministri ka ndërmarrë masa të rrepta në ligjin e ri mbi rregullat e trafikut rrugor me synim që të kemi 0 aksidente në trafik. Sipas tij, as rregullimi i rrugëve dhe shenjëzimi i rrugëve nuk po arrin t’i parandalojnë aksidentet.

“Shënimet që kemi mbi numrin e aksidenteve dhe viktimave si pasojë e aksidenteve në trafik qoftë me lëndime trupore apo të vdekur  krahasuar me vendet e rajonit por edhe me ato të Bashkimit evropian, tregojnë se nuk jemi me shifra të përkeqësimit dhe numri i viktimave është më i vogël se sa prej këtyre vendeve por kjo nuk nënkupton se jemi të pa shqetësuar me këto shifra sepse për ne si ministri dhe si institucione qoftë edhe një viktimë e vetme është humbje e madhe për të gjithë ne. Ministria e Infrastrukturës është e angazhuar në investime rrugore dhe shenjëzim të rrugëve duke nderuar rrugë sa më moderne dhe shenjëzim të plotë mirëpo për fat të keq këto rrugë nuk po shfrytëzohen nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjithmonë për një udhëtim të sigurt por edhe për drejtim të automjeteve me shpejtësi të madhe duke mos respektuar këto shenja të komunikacionit të vendosura në rrugë, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit dhe për fat të keq kemi edhe viktima. Duke parë që infrastruktura rrugore dhe shenjëzimi i rrugëve nuk po arrijnë që të ulin numrin e aksidenteve sidomos të atyre me fatalitet, ne si ministri kemi ndërmarrë veprime në rritjen e cilësisë në provimin për patent shofer, duke instaluar kamera në ambiente ku realizohen provimet si dhe jemi në proces të fillimit të testimit elektronik me qëllimin e vetëm të drejtën për të drejtuar automjetin ta fitojnë vetëm ata që e meritojnë. Ashtu që në rrugët tona të ketë ngasës që njohin rregullat e trafikut dhe që kanë aftësi psikofizike për të drejtuar veturën.” ka thënë Mujota.

Në anën tjtër, Aake Roghe nga departamenti për siguri publike në OSBE vlerësoi se shifrat tregojnë që ka ende punë për tu bërë, duke u nisur nga përmirësimi i sigurisë të trafikut rrugor, që sipas tij, është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon bashkërendim të punës së institucioneve dhe llogaridhënie dhe është çështje multidimensionale.

“Vlerësimet e përgjithshme në nivel global janë 12 milionë njerëz dhe këto janë arsye kryesore e humbjes së jetëve të njerëzve. Aksidenti trafik si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të telefonave mobil, mos përdorimit të rrypave të sigurisë dhe kalimeve të këmbësoreve dhe prandaj kjo ditë është një nevojë  për të shqyrtuar të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohemi. Shumë është bërë nga të gjithë ju megjithatë shifrat tregojnë se ka ende punë për të bërë. Misioni i OSBE-së në Kosovë është përfshirë aktivisht në Kosovë në aktivitetet e sigurisë në trafik që nga viti 2010 dhe ne kemi mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e disa ngjarjeve dhe fushatave për ndërgjegjësimin e qytetarëve për përmirësimin e kushteve rrugore dhe sigurisë në trafik. I bëj thirrje institucioneve që të zbatojnë ligjet dhe ngasësve që të përdorin të gjitha elementet për të përdorur veten me qëllim që të shpëtohen jetët”, Roghe.

Po ashtu edhe drejtor i departamentit rrugore në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka thënë se është shënuar rënie të aksidenteve me fatalitet.

“Nëse flasim për personat që kanë humbur jetën prej vitit 2011 deri në vitin 2015 edhe këtu kemi një rënie dhe aksidentet fatale kanë shënuar rënie për 10%. Fatkeqësisht numri i personave të lënduar dhe i aksidenteve me lëndime për këtë 5 vjetor vazhdon të jetë në një trend të njëjtë diku për 17% rritje të aksidenteve dhe personave që janë lënduar. Për periudhën janar tetor 2015-2016 numri i aksidenteve me fatalitet dhe persona që humbin jetën ka shënuar rënie. 16 persona me pak kemi për periudhën janar tetor të këtij viti krahasuar me vitin e kaluar. Në muajin shtator pas hyrjes në fuqi të ligjit për rregullat e trafikut rrugorë, kemi pasur 13 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin tetor kemi pasur 5 persona më pak që kanë humbur jetën dhe deri më sot i kemi 4 persona më pak se deri më 20 nëntor të vitit të kaluar”, ka thënë Rexhepi.

Renea Bheluli ka rrëfyer për momentet e humbjes së shokut të saj Milotit, i cili kishte humbur jetën në komunikacion rrugor. Ajo duke e përmendur këtë rast, kërkoi nga shoqëria civile, sistemi gjyqësor, deputetët dhe parlamenti që të i rregullojnë këto çështje në mënyrë që t’i shmangin pasojat fatale.

“Unë kam qenë pjesë një aksidenti që ka ndodhur para 1 viti ku shoku im Milot Bajrami ka humbur jetën për shkak se një i dehur ka vozitur veturë në këtë  gjendjen dhe ia mori jetën e Milotit. Unë mendoj se duhet të bëhet ende më shumë dhe rasti i Milotit ende nuk është zgjidhur kurse shkaktari i aksidentit ende është i lirë. Seancat vazhdojnë duke u shtyrë për shkak të mungesës së prokurorëve, duke u shtyer  edhe për shkak të çështjeve tjera dhe nëse ky rast zgjatet ende, atëherë as dikush tjetër nuk do të mendoj për pasojat. Nëse nuk zgjidhet ky rast shumë më pak vozitësit do të mendojnë për pasojat”, ka thënë Behluli. /ZERI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending