Connect with us

Lajme

Kërkohet sanksione ndaj deputetëve qe po e bojkotojnë Kuvendin

Published

on

Mungesa e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seanca plenare apo thënë qartë bojkotimi i tyre vlerësohet se është papërgjegjësi .

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thekson se mungesa e tyre në seancat parlamentare është mungesë e ushtrimit të mandatit, dhe është shmangie e përgjegjësive që kanë marrë për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvend.

“Nuk janë duke i përfaqësuar së paku qytetarët e çka është më se e nevojshme, por në këtë rast duhet të merren masa të jashtëzakonshme pasi po shihet se është në trend që të vazhdohet një gjë e tillë e të mos ndalen dhe duhet që rregullorja e punës së Kuvendit të ndryshohet sa më shpejtë dhe të parashihen sanksionet financiare ndaj deputetëve për bashkëpjesëmarrje në mbledhjet e Kuvendit”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ai gjithashtu ka thënë se është analizuar një model i “ndëshkimit” të bojkotimit të seancave si në Gjeorgji.

“Kemi analizuar një model në Gjeorgji ku deputetët nënshkruhen në fillim dhe në fund të çdo seance të Kuvendit ku ata nënshkruhen  dhe për çdo mungesë pra sanksionohen me ndalje të pagës, e kjo mund të shkojë deri në dyfishin e pagës së deputetit në këtë rast nuk po shohim masë tjetër përpos asaj financiare njëherë për njëherë”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas tij, është në dorën e vendimmarrësve që të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Është në dorën e tyre që të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit, mendoj se kemi një mocion të mosbesimit, i cili po përmendet që do të iniciohet  dhe besoj se aty deputetët mund të japin përgjigjen e tyre se a duhet të shkohet në zgjedhje apo jo. Ka kohë që Kuvendi ka humbë seriozitetin dhe nuk ka përkushtim nga ana e deputetëve, me mungesë të pjesëmarrjes në seanca e shumë gjëra të tjera”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi po ashtu ka vlerësuar se Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli më shumë është i përkushtuar në dëgjimin e qytetarëve se sa në udhëheqjen e Kuvendit.

“Ka kohë që Kryetari i Kuvendit nuk është duke i drejtuar seancat e Kuvendit , sot nuk ishte as ai as dy nënkryetarët, njëherë ishte Sabri Hamiti më pas shkoi edhe ai dhe u desh që nënkryetarja Aida Dërguti, që vjen nga radhët e opozitës të udhëheqë seancën plenare, në përgjithësi mendoj se kryetari Veseli  nuk ka pasur një udhëheqje të mirë të Kuvendit, fillimisht duke toleruar një debat përtej kufijve, gjë që ka dëmtuar debatin parlamentar, dhe konsideroj se është më i përkushtuar në teren, në dëgjimin e qytetarëve se në Kuvend gjë që e dëmton edhe më shumë funksionimin në të”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, edhe sot seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar në mungesë të kuorumit nga ana e deputetëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending