Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për një vrasje në Malishevë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve G.A., dhe B.N., për shkak se të njëjtët dyshohet se kanë kryer veprat pena “Vrasje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur më 04.08.2018, në fshatin Lladrovc, Komuna e Malishevës, ku të pandehurit  G.A., dhe B.N., me dashje, në bashkëkryerje, për motive të panjohura kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.B.

“Përderisa ishin duke ecur me automjetet e tyre, në një çast e pandehura N. Rr., (ku është e akuzuar për vrasje nga data 29 janar 2019), e ndal veturën, dhe bashkë me dy të pandehurit tjerë G.A., dhe B.N.,  i afrohen veturës së tani të ndjerit, ku njëri  prej të pandehurve me revolen e tipit TT kalibër 7.62 mm, shtënë nga jashtë automjetit në drejtim ku ishte i ulur i ndjeri, duke e qëlluar atë në anën e majtë në qafë, kokë dhe veshin e djathtë, duke e privuar të njëjtin nga jeta, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e  veprës penale “Vrasje”. Gjithashtu të njëjtit, më parë e deri më 04.08.2018, pa autorizim kanë mbajtur armë, të cilën edhe e kanë përdorur për ta privuar nga jeta tani të ndjerin S.B”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e  veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i rastit ndaj tyre, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Shpërndaje në: