Connect with us

Lajme

“Kapitulli 35, kusht i të gjitha kushteve e për të askush nuk flet”

Published

on

Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve të Kosovës, që në thelb është kapitulli 35 në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, është në pikëpyetje, sepse nga dialogu janë përjashtuar përfaqësuesit e OJQ-ve dhe shoqëria përgjithësisht, është mesazhi i diskutimit të sotëm që e organizuan Conrad Adenauer në Beograd dhe Qendra e politikës bashkëkohore, transmeton Koha.net.

Siç ka konstatuar kryetari i Qendrës për politikë praktike, Dragan Popoviq, në procesin e normalizimit të marrëdhënieve të serbëve dhe të shqiptarëve të Kosovës që nga vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, vendimtar ka qenë aktiviteti i OJQ-ve të cilat përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet e dy popujve dhe të bashkësive etnike pas 100 vjetësh mosmarrëveshje.

Dialogu nuk është i hapur për opinionin, jo vetëm për popullin serb, por edhe në Kosovë ku rezistenca ndaj këtij procesi është edhe më e fuqishme, ka thënë ai.

Edhe Sonja Liht ka theksuar se dialogu është problem i madh për procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëveshja e Brukselit do të përfundojë si marrëveshjet e Oslos nëse edhe më tej ai varet ekskluzivisht nga kreu politik”, ka thënë Liht, njofton Blic i Beogradit, transmeton Koha.net.

Ksenija Markoviq nga Forumi për marrëdhënie etnik mendon se çështje esenciale në krizën e Kosovës është çështja e statusit, përkatësisht, siç ka thënë ajo, çështja e statusit të Kosovës, bashkësisë serbe e shqiptare në Kosovë deh evritut të Kosovës por edhe mos transparancës së dialogut.

Hulumtuesja e Qendrës së Beogradit për politikë të sigurisë Maja Bjelosh ka konstatuar se “Kapitulli 35 nuk është mjaft i pranishëm tek elita politike, e as në qendër të vëmendjes të opinionit publik edhe pse ai është i rëndësishëm pasi ai prezantohet si kusht i të gjitha kushteve”.

Drejtori i Fondacionit Conrad Adenauer në Norbert Beckman-Dirkes ka thënë se “askush nuk pret të gjendet zgjidhje e shpejtë, por të gjithë pjesëmarrësit e dinë se vetëm me dialog konstruktiv arrihet ajo”.

Kapitulli 35 është kapitull që “sanksionon” marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending