Connect with us

Lajme

Kapet 1 ton hashash në Itali, arriti nga Vlora

Published

on

Një sasi tejet e madhe droge është kapur në brigjet italiane të Brindizit. Dyshohet se gomonia ishte nisur nga Mifoli në Vlorë. Nga të dhënat e para, mendohet se gomonia kishte plot 1 ton hashash dhe po transportohej nga dy persona, për të cilët nuk bëhen të ditur emrat.

Guardia di Finanza ka ndjekur gomonen deri në kapjen e saj. “Kishim informacion për transportin e drogës që nga nisja”­raportojnë burime policore.

Njoftimi i policisë së shtetit për drogën

Operacion i përbashkët Antidrogë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Autoriteteve Policore italiane (Guardia di Finanza).

Operacioni i nisur nga Policia e Shtetit ku është bashkëpunuar dhe bashkërenduar me  autoritet policore Italiane.

Sekuestrohet në Brindizi të Italisë  një Gomone  8.5 metra e gjatë , me dy motorë, ku në bordin e saj u gjeten 31 pako të mëdha me lëndë narkotike.

Rreth orës 22. 00, të datës 18 Shtator, në lumin Vjosë, në afërsi të Urës së Mifolit, nga ana e shërbimeve të Policisë është identifikuar një mjet i dyshimtë lundrues.

Mjeti është larguar me shpejtësi pasi ka parë lëvizje në afërsi të tij.

Menjëherë është njoftuar policia kufitare Vlorë.

Rreth 2 kilometra nga grykë derdhja e Vjosës, patrulla e Policisë Kufitare, e planifikuar në shërbime në atë vend, i ka bërë shenjë dhe thirrje mjetit që të ndalojë.

Thirrjes për të ndaluar, drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur, por ka shtuar shpejtësinë.

Nga ana e shërbimeve të Policisë është hapur zjarr në ajër për ta ndaluar por përsëri mjeti ka vijuar me shpejtësi të madhe.

Shërbimet e Policisë në momentin që i kanë bërë thirrje të ndalojë kanë identifikuar mjetin lundrues i tipit gomone me tre persona në bord i ngarkuar me disa thasë.

Ndërkohë pas njoftimit të marrë nga organet kompetente të Policisë së Shtetit, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë të  repartit special Delta në bashkëpunim me forcat e njësisë së Guardia di Finanza në Vlorë është organizuar operacioni për kapjen e mjetit.

Megjithë reagimin në një kohë mjaft të shpejtë të forcave policore,  mjeti ka arritur të largohet i ndihmuar edhe nga moti i keq.

Në ndjekje të mjetit janë vënë mjeti i Policisë Kufitare Vlorë , mjeti i repartit Special Delta Forcë dhe mjeti i Guardia di Finanza .

Megjithëse moti ishte shumë i keq dhe binte shumë shi, është vijuar me ndjekjen e mjetit deri në ujërat   ndërkombëtare dhe njëkohësisht nga ana jonë janë njoftuar kolegët e Guardia di Finanzës në Bari.

Shërbimet e  Policisë Kufitare Vlorë , Repartit Delta dhe Guardia di Financa, kanë qëndruar në det deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm kohë kur janë njoftuar se mjetet e Guardia di Financa të Barit ishin në ndjekje te gomones.

Rreth orës 06:00 nga Guradia di Finanza e Barit jemi njoftuar se, në territorin e Torre Santa Sabina, është kapur mjeti lundrues tip gomone me gjatësi 8.5 metra, me motor Merkuri 250, plus motor rezerve, si dhe 31 pako mariuanë, ndërsa tre trafikantët kanë arritur të dalin në breg dhe më pas të largohen.

Vijon operacioni për  kapjen e tre  autorëve .

Guradia di Finanza Bari, në përfundim të operacionit  gjatë një komunikimi zyrtar me Policinë e Shtetit, ka  vlerësuar  se bashkëpunimi dhe koordinimi me Policinë e Shtetit në këtë aksion, si edhe në raste të tjera, ka qenë jetik për suksesin e arritur dhe kanë falënderuar përzemërsisht shërbimet e Policisë Kufitare për operacionin,  informacionet e sakta dhe për bashkëpunimin./Opinion/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending