Connect with us

Lajme

Kalendar i sulmeve terroriste në Turqi

Published

on

Sulmi i së martës (28 qershor) është në kuadër të më shumë se dhjetë sulmeve terroriste që kanë ngjarë gjatë dy dekadave të fundit në Turqi.

Agjencia e lajmeve AFP, ka përpiluar një listë të sulmeve në Turqi që nga viti 1982.

7 gusht 1982 – Një bombë kishte shpërthyer në Aeroportin e Ankarasë ndërsa kishte pasuar një betejë me ç’rast kishin mbetur të vdekur 11 persona e plagosur 63 të tjerë. Sulmi pretendohet të jetë kryer nga Ushtria Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë (ASALA).

6 shtator 1986 – Dy sulme vetëvrasëse ishin kryer nga xhihadistët islamik në sinagogën Neve Shalom në Stamboll, duke lënë të vdekur 22 persona, transmeton Rel.

28 shtator 1991 – Eksplozivë dhe bomba zjarri ishin hedhur në një supermarket në Stamboll, duke lënë të vdekur 17 persona dhe plagosur 23 të tjerë. Për sulmin ishte fajësuar Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

13 mars 1999 – Dymbëdhjetë persona kishin vdekur nga një sulm me bombë në një qendër tregtare të Stambollit. Për sulmin ishte fajësuar Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, por grupi më vonë e ka mohuar përgjegjësinë.

15 dhe 20 nëntor 2013 – Katër bomba të montuara në makina në Stamboll i kishin goditur dy sinagoga, konsulatën britanike dhe një degë të bankës britanike HSBC, duke lënë të vdekur 63 persona, në mesin e tyre edhe konsullin britanik Roger Short.

Qindra persona ishin plagosur gjatë këtyre sulmeve. Grupi militant Al-Kaida dhe një grup ekstremist turk ishin fajësuar për sulmet.

12 shtator 2006 – Dhjetë persona në mesin e të cilëve shtatë fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në Diyarbakir, qyteti më i madh në juglindje të Turqisë i banuar kryesisht nga kurdët. Rebelët kurdë e kanë mohuar përgjegjësinë.

27 korrik 2008 – Si rezultat i dy shpërthimeve në Stamboll, 17 persona patën vdekur dhe 115 të tjerë janë plagosur. Autoritetet turke e kanë fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

11 shkurt 2013 – Shtatëmbëdhjetë persona janë vrarë kur një shpërthim ka ngjarë në një minibus sirian, 40 metra në brendësi të territorit turk në qytetin kufitar me Sirinë, Reyhanli.

11 maj 2013 – Dy makina bombë kanë shpërthyer në Reyhanli duke lënë të vdekur 52 persona. Autoritetet turke i kanë fajësuar grupet prro-Damask.

20 korrik 2015 – 24 persona kishin vdekur dhe rreth 100 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi vetëvrasës në qytetin e mbizotëruar nga kurdët, Suruc, që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë. Zyrtarët në Turqi e fajësojnë grupin militant Shteti Islamik.

10 tetor 2015 – 103 persona kanë vdekur dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur si rezultat i dy shpërthimeve vetëvrasëse në një tubim paqësor të aktivistëve të majtë dhe grupeve pro-kurde në Ankara. Qeveria turke ka thënë se përgjegjës është Shteti Islamik.

12 janar 2016 – 13 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën si rezultat i shpërthimit në një lagje në qendër të Stambollit, që është e populluar me turistë. Sulmi vetëvrasës në Stamboll u krye nga një anëtar i grupit militant Shteti Islamik.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending