Kafka dhe efekti i leximit në shpirtin e njeriut

Në “Letts to Friends, Family and Editors” që daton nga nëntori 1903 Kafka 20 vjeçar, i shkruan shokut të tij të fëmijërisë Oskar Pollak-ut: “Disa libra ngjajnë në çelës të dhomave të huaja në kalanë përbrenda njeriut”

Periskopi.com Kulturë

“Si shkrihet deti i i ngrirë brenda nesh..?”

Leximi është një sinjalizim  i mendjes, një përftues,  që në kushte normale ngjall entuziazëm  të shumëfishtë. Kështu shkruante E. B. White më 1951 teksa mendonte mbi të ardhmen e leximit. Ç’është e vërteta pyetjen se pse i posedojmë librat, e gjejmë si preokupim që nga persiatjet e jashtëzakonshme të Carl Saganit mbi Kozmosin e deri tek një vajzushë akoma 9 vjeçare. Që nga më të moshuarit deri  tek më i riu. E megjithkëtë shpjegimi më i mirë mbi atë se çfarë i bën shpirtit tonë një libër, vije nga mendja e dikujt që shumica e përshkruanin  si i karakter i zymtë e depresiv, por që kishte ndjeshmëri të madhe ndaj bukurisë së jetës: nga Franz Kafka.

Në “Letts to Friends, Family and Editors” që daton nga nëntori 1903 Kafka 20 vjeçar,  i shkruan shokut të tij të fëmijërisë Oskar Pollak-ut: “Disa libra ngjajnë në çelës të dhomave të huaja në kalanë përbrenda njeriut”

Pas disa muajsh, në një letër tjetër në janar 1904, Kafka ia rithekson këtë ndjenjë Pollakut:

“Për mua, i’a vlejnë  vetëm ato  libra që na therrin, që na plagosin. Nëse libri që lexojmë s’na godet në kokë përse ta lexojmë? Zot i madh, seç më duket se do të ishim plotësisht të lumtur po të ishim pa libra, e që kjo lumturi do të vinte vetëm nga librat që i mbarësojmë  vetë. Që janë tonat. Kemi nevojë për libra që na rënojnë…që na shkaktojnë mundime të thella, që janë si vdekja e dikujt që e duam më shumë se veten, si burgosje në një pyll të dyshimtë, si vetëvrasje. Një libër duhet të jetë sopata e një deti të ngrirë mbi ne. Ky është besimi im.”

Perktheu: F.S.

Shpërndaje në: