Connect with us

Lajme

Kafiteritë në Ferizaj mirëpresin mërgimtarët me rritje çmimesh

Published

on

 

Disa subjekte hoteliere të Ferizajt, që nga dje kanë bërë ngritjen e çmimeve të produkteve që ofrojnë. Edhe pse ia kanë dalë shumë mirë deri më sot, pronarë të këtyre subjekteve kanë dhënë një mori arsyesh se pse ka ardhur deri te kjo, duke thënë se nuk mund t’ia dalin.

Qytetarët në anën tjetër kanë vlerësuar se kjo rritje në këto rrethana sociale është e paarsyshme. Mësohet se disa subjekte hoteliere nuk  i janë përgjigjur kërkesës për ngritjen e çmimeve.

Ngritja e çmimeve të produkteve që i ofrojnë disa kafiteri të Ferizajt, nuk është pritur mirë sot nga ana e qytetarëve të Ferizajt. Ata kanë përmendur me këtë rast gjendjen e vështirë materiale të popullatës, ndërsa kanë bërë thirrje që ky vendim i subjekteve të rishikohet.

“Pjesa më e madhe e popullatës jeton në kushte të vështira, ngritja e këtyre çmimeve vetëm sa e vështirëson buxhetin e tyre. Qytetarët kanë nevojë që të dalin nëpër kafiteri, ndërsa çmimet që ofrojnë subjektet hoteliere e kanë ndikimin në frekuentimin e tyre”, ka thënë Nijazi Behluli.

Nën anën tjetër pronarë të kafiterive i kanë dhënë arsyet e tyre se pse ka ardhur deri tek kjo ngritje, duke përmendur me këtë rast aplikim e TVSH, akcizën, rritjen e materialit shpenzues, pagat e punëtorëve, qeratë, rrymën etj.

Një ndër kafiteritë që ka rritur çmimet në prag të ardhjes së mërgimtarëve në Kosovës është edhe kafiteria “N’Dritare”.

“Janë një mori arsyesh që ne e kemi marr ketë hap. Ne, e dimë gjendjen e ekonomike të popullatës, por me këto çmime aktuale vështirë se mund të mbijetojmë”, thotë Armend Pajaziti, pronar i kafiterisë.

Mësohet se disa subjekte hoteliere nuk kanë bërë ngritjen e çmimeve të shërbimeve që ofrojnë. Ata nuk kanë dashur që të prononcohen para kamerave, duke u thirrur në arsyet e tyre.

Për pronarët, kjo rritje ka qenë dashtë të ndodhë qysh vitin e kaluar, ndërsa qytetarët shprehen se çmimet aktuale janë të kapshme për gjepin e tyre

Ndryshe, rritja e çmimeve të shërbimeve hoteliere është bërë në periudhën kur frekuentimi i qytetarëve është shumë i madh, sidomos i mërgimtarëve dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja kryesore e ngritjes së çmimeve.

ferizaj

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending