Connect with us

Intervista

Ka bazë për bashkim kombëtar

Në kulmin e debatit nëse po krijohet një identitet i ri kosovar, nëse ai është i ndryshëm nga identiteti i shqiptarëve të Shqipërisë, nëse duhet bërë apo jo dallimi mes shtetit dhe kombit, etnisë dhe kombit, Fatos Lubonja ka një mendim të tijin. Ai flet për identitetin e negociuar kosovar dhe duke bërë dallimin në mes të etnisë dhe kombit në një intervistë për gazeta Zëri thotë se nuk ka dyshim se jemi në procesin e ndërtimit të një kombësie kosovare, në të cilën do të bëjnë pjesë përveç shqiptarëve edhe pakicat, sipas modelit të Zvicrës së sotme ku ka një komb që flet disa gjuhë të ndryshme. Por pavarësisht nga këto hipoteza Lubonja thekson se ai i përmbahet tezës kryesore për një ”shtet më të mirë, e jo një shtet më të madh”.

Published

on

Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

Lubonja: E para gjë që më vjen të them është se në pyetjen tuaj çështja shtrohet sikur identiteti është një dhe i ngurtë. Mendimi i sotëm, përgjithësisht i pranuar i studiuesve është se identiteti është një proces. Pra, nuk mund të flitet për një identitet shqiptarë qysh nga koha e ilirëve e këtej sikur nuk mund të flitet për një identitet kosovar qysh nga kohët më të vjetra. Në periudhën osmane shqiptarët kanë qenë një etni me një gjuhë të përbashkët (shqipen) brenda një identiteti osman, por kanë pasur edhe identitete të ndryshme fetare, lokale etj. Nuk mund të mohohet se kosovarët janë pjesë e etnisë shqiptare që me një kontekst historik tjetër kanë zhvilluar edhe identitete tjera. Për shembull, identitetin jugosllav. Për shembull, shumë kosovarë kanë folur gjuhën serbo-kroate, të cilën shqiptarët e Shqipërisë nuk e kanë njohur. Kur bëjmë krahasimin në mes të shqiptarëve dhe kosovarëve duhet të vëmë re dy gjëra, mendoj unë. Vullnetin e kosovarëve për të ndërtuar një identitet si ai i shqiptarëve të Shqipërisë – mjaft të kesh parasysh përqafimin e gjuhës standarde – si dhe një kontekst historik që e ka penguar këtë lloj identifikimi, qoftë në periudhën e Jugosllavisë, qoftë edhe pas ngjarjeve që kanë ndodhur me formimin e shtetit të Kosovës sipas një negocimi me ndërkombëtarët të cilët kanë imponuar një flamur me gjashtë yje, himin etj. Edhe këto janë pjesë e një procesi që ndikon për të krijuar një identitet tjetër nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë.

A po ndërtohet kombi kosovar?

Lubonja: Ne duhet të bëjmë marrëveshjen e fjalës për atë se çka nënkuptojmë me fjalën komb. Duhet të bëjmë dallimin në mes të etnisë dhe kombit. Në qoftë se me komb nënkuptojmë përkatësinë në një shtet-komb, atëherë mund të thuhet se në Zvicër të gjithë i përkasin kombit zviceran, edhe pse disa prej tyre janë frëngofolës, disa janë italotfolës e disa të tjerë gjermanofolës. Në Ballkan ka një konfuzion lidhur me etninë edhe kombin. Në qoftë se do të ndërtohet një shtet-komb kosovar i qëndrueshëm, atëherë nuk ka dyshim se do të ndërtohet, ose jemi në procesin e ndërtimit të një kombësie kosovare në kuptimin që në të nuk do të bëjnë pjesë vetëm shqiptarët, por edhe serbët edhe pakicat tjera.

A e ka krijuar kombi unik shqiptar shtetin kosovar apo shteti kosovar po e konstrukton politikisht kombin kosovar?

Lubonja: Përgjigja ime është kjo: Shtetin kosovar nuk e ka krijuar vetëm kombi shqiptar, por edhe një kontekst gjeopolitik që u krijua. Pra, pa ndërhyrjen ndërkombëtare ndoshta nuk do ta kishim shtetin kosovar. Kurdët kanë kaq kohë që e quajnë veten “jemi një komb” por nuk kanë shtetin e tyre, sepse askush nuk i ndihmon. Pra, shteti kosovar është ndërtuar nga etnia shqiptare, por me ndihmën ndërkombëtare. Këtu vijmë tek ideja e konstruksionit të kombit nga shteti. Pra, ndërtohet shteti dhe shteti fillon pastaj krijon identitetet e veta të ndryshme nga të tjerët, si për shembull Iraku dhe Siria ndërkohë që ideja fillestare ishte për një komb arab të bashkuar, por ja që nuk ndodhi ashtu. Prandaj kur flitet për identitete thuhet nganjëherë se identiteti edhe negociohet. Kështu më duket se është rasti i Kosovës në njëfarë mënyre. Ka pasur një negocim me ndërkombëtarët të cilët kanë ndihmuar që ju të ndërtoni këtë lloj shteti me këtë lloj identiteti dhe jo atë lloj shteti që ndoshta donit ju me flamurin shqiptar me Shqiponjë, sepse po t’ju lihej vetëm shqiptarëve në dorë, sigurisht se ata do të zgjidhnin flamurin me Shqiponjë. Në këtë kuptim mund të them se shqiptarët në Kosovë u nisën për të ndërtuar pavarësinë e tyre dhe idenë e bashkimit me Shqipërinë (shumica mendoj unë), por konteksti gjeopolitik, ata që e ndihmuan në këtë proces i kanë kërkuar tjetër projekt. Dhe këtu tani duhet të shikojmë se sa ky projekt do të jetë i suksesshëm dhe sa do të jetë i pasuksesshëm.

A ka bazë ideja e bashkimit të kombit në shtetin unik shqiptar?

Lubonja: Padyshim që ka bazë. Ka bazë në një vullnet historik të shqiptarëve për këtë bashkim. Ka bazë sepse kemi të bëjmë me një etni, se flitet një gjuhë edhe pse me dialekte të ndryshme. Ka bazë sepse të dyja palët e kemi krijuar identitetin edhe si konfrontim me fqinjët serbë apo grekët që i kemi parë si armiq dhe kërcënim. Në këtë kuptim mund të konsiderohet si një aspiratë legjitime. Por megjithatë, këtu vijmë tek problemet që krijon ideja apo projekti i ndërtimit të një shteti të pastër etnik apo një “Shqipëri e Madhe”, siç e quajnë disa. Sepse këtë kanë kërkuar edhe serbët. Këtë kanë kërkuar edhe kroatët. Dhe kjo s’bëhet veçse me luftëra ashtu siç janë të ngërthyera popullsitë në Ballkan. Ajo që duhet të vihet në peshore në fund fare është e mira e njerëzve që jetojnë në këto treva. Pyetja shtrohet: a u duhet atyre krijimi i një shteti etnik, apo të krijohen shtetet në bazë të konceptit të shtetit të qytetarit, ku të gjithë të ndiheshin pjesë të këtij kombi qofshin shqiptarë, serbë, grekë, kroatë boshnjakë, romë etj..

Në këtë moment politik edhe ekonomik, a do të ishte më i mirë një bashkim i Kosovës me Shqipërinë apo dy shtetet të vazhdojnë rrugën e tyre si të pavarura?

Lubonja: Në këtë moment politik unë mendoj se më e mira është që edhe në Kosovë edhe në Shqipëri të ndërtohet shteti. Në kuptimin e një shteti që i shërben qytetarit, një shteti të institucioneve, sepse kemi shtete të partive që kanë degjeneruar në banda. Kam qenë dhe mbetem i tezës që kemi nevojë për një shtet më të mirë, jo për një shtet më të madh. Pra, energjitë e shqiptarëve duhet të përqendrohen këtu. Ideja se një ditë mund të bashkohemi ose mund të qëndrojmë të ndryshëm duhet të jetë sekondare. Kufijtë mund të bëhen të parëndësishëm, pa rëndësinë që duan t’i japin një pjesë. E rëndësishme është që shqiptarët dhe kosovarët të jetojnë mirë, me dinjitet dhe të mos ikin nga Shqipëria dhe nga Kosova, siç po ikin. Ky është prioriteti. Të ndërtojmë shtete të mira, të institucioneve dhe jo shtete të partive banda. (Zëri)

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending