Juncker: Demarkacioni, kusht kyç për vizat – por duhet të luftohet edhe krimi dhe korrupsioni

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker është duke mbajtur një konferencë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Juncker ka kërkuar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky është kusht për të ecur përpara në mënyrë që të arrihet deri te liberalizimi i vizave.

Por, Junkcer nga autoritetet kosovare ka kërkuar edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Është esenciale, që Kuvendi juaj të votojë së shpejti demarkacionin me Malin e Zi. Është hap kyç, i pashmangshëm drejt liberalizmit të vizave. Të gjitha përpjekjet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duhet të thellohen më tej.  Nuk më kënaqë ideja që kosovarët janë në rajon dhe Evropë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm. Ata janë qytetarë si të tjerët dhe duhet të kenë të drejta që çështja e demarkacionit të zgjidhet. Gjithashtu të arrihen hapa konkret në luftën kundër korrupsionit”, tha Juncker.

Ai tha se strategjia e publikuar së fundmi e BE-së për Ballkanin Perëndimor përfshinë edhe Kosovën.

“Jemi të lumtur që përfundojmë udhëtimin tonë në Prishtinë për të takuar të gjithë partnerët. Strategjia që kemi publikuar së fundmi përfshinë të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën. Kjo strategji thekson rëndësinë e reformave në Kosovë dhe rajon. Këto reforma te respektimi i shtetit të së drejtës, të drejtësisë. Të drejtat themelore duhet të jenë”, tha Junkcer, raporton Periskopi.

Juncker tha se Bashkimi Evropian në radhë të parë është një bashkësi vlerash. Kosovarët do të gjejnë një të ardhme të sigurt në Evropë. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: