Connect with us

Lajme

Jeta në qytetin pas ISIS-it: Rruhen, qethen e pinë duhan pas 2 vitesh (Foto)

Një qytet vetëm 20 kilometra në veri të Mosulit e vetëm 5 kilometra nga pozicioni më i afërt i ISIS-it.

Published

on

Al Fazliya, është vendi ku një grup i djemve të rinj kanë hapur një rrojtore të vogël, megjithatë kur ISIS morri nën kontroll këtë vend në vitin 2014 kjo gjë u ndalua nga grupi terrorist, shkruan CNN.

Ahmed Abu Usama, personi me brisk në duar, ka thënë se më shumë se 200 burra e djem kanë ardhur aty për t’u rruajtur e për të prerë flokët e tyre.

Në kohën kur vendi ishte nën komandën e ISIS, në rast se ata ziheshin duke e bërë këtë punë, mund të merrnin një muaj burg e të rriheshin për vdekje. Por, me t’u larguar ISIS, këta të rinj po i gëzohen këtij fakti madje për ta janë dite feste e lumturie.

Ahmed ndër të tjera ka thënë se vijnë djemë për t’i prerë flokët, e madje kërkojnë stilet e fundit që po mbahen nëpër botë.

“Kur ishte këtu ISIS, ne nuk guxonim të bënim as gjënë më të vogël pa lejen e tyre”, tha njëri i cili nuk deshi ta japë emrin e plotë, dhe që pas dy vitesh po heqë mjekrën e tij.

Ndërkaq, vetëm pak më poshtë, është hapur një tjetër dyqan i cili sapo është pajisur me cigare, e që në mënyrë të shpejtë po bënë tregti. Për ISIS, pirja e duhanit është një krim, por për ata është një simbol i lirisë së vendit të tyre.

“Ndihem kaq i lirë kur pi cigare lirshëm nëpër rrugë, këto dy vitet e fundit jemi ndjerë sikur të kemi një re të zezë mbi kokë”, tha njëri.

Al Fazliya, është një qytet i stërmbushur me pluhur, ashtu si shumë vende tjera përreth në Mosul. Sot rrugët janë kaq të lira aty, madje thonë se shihen gra që flasin lirshëm dhe veshin ç’të duan, veshje për të cilat vetëm një javë më parë ato do të rriheshin.

“NE ISHIM TË VDEKUR, TANI JEMI TË GJALLË PËRSËRI”

Tani thuajse të gjithë djemtë janë të veshur me këpucë e pantallona lëkure, e kështu po ndihen të lumtur.

“Po të kisha veshur këto një javë më parë, ata do të më rrihnin e do të më gjobitnin”, tha njëri që nuk e bëri emrin e ditur për CNN.

“Çfarë mund të them? Ishim të vdekur e tani jemi të gjallë përsëri, Zoti na shpëtoi”.

Pak më poshtë, gazetarët e CNN takuan edhe një grua të quajtur Garbya Abbas që po qëndronte jashtë shtëpisë së saj. Për dy vitet e fundit ajo tregoi tmerrin që kishin përjetuar, e nëse ndonjëherë duhej të dilnin nga shtëpia, luftëtarët e ISIS u kërkonin ta mbulonin tërë fytyrën.

Edhe pse ISIS kanë shkatërruar këtë vend, vendasit janë tejet të lumtur që më në fund janë liruar nga ata.

E për Al Fazliya, tani është lehtësuar edhe rruga deri tek rrojtorja e tij, dhe puna e tij pa frikë e presion. /lajmi.net

al Fazliya

al Fazliya

al Fazliya

al Fazliya

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending