Connect with us

Lajme

Jakup Krasniqi: Fajin për njollosjen e UÇK-së e kanë individët që e keqpërdorën luftën

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, të martën ka thënë se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional.

Published

on

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se duhet të bëhet bashkimi i krahut të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, i cili tani për tani është shumë i parcializuar dhe shumë nga ata kanë humbur objektivin.

“Mbrojtja e Luftës Çlirimtare pa dyshim se kërkon një konsensus nacional, por kjo, si po duket, është e pamundur. Ajo që do të duhej të bëhej, duhet të jetë, bashkimi i krahut të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, i cili tani për tani është shumë i parcializuar dhe shumë nga ata kanë humbur objektivin. Ky parcializim është shkaktuar nga individë të papërgjegjshëm të cilët pas luftës e keqpërdoren skajshmërisht fuqinë e kësaj lëvizje. Se a do të kthjellej kjo kategori, unë kam pak shpresa”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai e ka quajtur të vonuar dhe joserioz miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të luftës. Madje, sipas Krasniqit, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit për Gjykatën Speciale, kjo rezolutë nuk thotë asgjë.

“Pas një debati që i ngjante shumë një fushate zgjedhore, me akuza të drejtuara krejt në adresë të gabuar nga deputetët e pozitës të cilët e huqen objektivin, Kuvendi arriti ta miratojë një Rezolutë, por sa do të jetë obliguese e ndikuese për atë që u bë ajo, duhet të shohim! Si iniciativë është më shumë se e vonuar, por edhe kështu nuk ishte serioze. Unë po flas, shkurt e shqip. Kjo Rezolutë, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk thotë asgjë! Është sikur me ‘prashitë në ujë’”, është shprehur ai. Kurse ngritjen e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, Krasniqi e ka quajtur përndjekje dhe persekutim.

“As Prokuroria e as KPK-ja mos të pretendojnë ta marrin në duart e tyre pronësinë e drejtësisë. Pas një përndjekje të gjatë ndaj Fatmir Limajt, pas trajtimit e ritrajtimit të gjatë kësaj lënde, kjo aktakuzë nuk mund të trajtohet ndryshe vetëm si përndjekje e persekutim”, ka theksuar Krasniqi, duke shtuar se është e vështirë të luftohet padrejtësia që e ka vesh petkun e “drejtësisë”.

Ai ka thënë se edhe konfirmimi i dënimit për rastin “Drenica II” ishte i papritur dhe skandaloz. “Gjykimi i vërtetuar nga Apeli ishte i papritur, mbase edhe skandaloz. Po dëgjohen zëra, se nuk duhet ndërhyrë në drejtësi?! Pajtohem, por si të luftohet padrejtësia që e ka veshur petkun e ‘drejtësisë’? Edhe sistemi socialist e kishte sistemin e drejtësisë, po sa kishte drejtësi?”, ka deklaruar Krasniqi.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për procesin e verifikimit të veteranëve duke thënë se është proces për vota e jo për veteranët e UÇK-së. Sipas Krasniqit, Komisioni Qeveritar dhe të gjithë mashtruesit e tjerë duhet të hetohen.

“Si e shoh këtë proces? E shoh krejt zi! Proces për vota e jo për veteranët e UÇK-së. Këtu do të duhej të dëshmohej Prokuroria Speciale e Kosovës dhe në shumë raste të tjera që po e rrënojnë pasurinë kombëtare dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës. Nuk kam asnjë dyshim, Komisioni Qeveritar dhe të gjithë mashtruesit e tjerë duhet të hetohen në hollësi. Komisioni ka dështuar në kryerjen e punës që i ishte ngarkuar”, ka vlerësuar Krasniqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending