Connect with us

Lajme

Ja si ndodhi përplasja mes deputetëve serbë (Video)

Ka filluar me tensione takimi i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Ishte Sllobodan Petroviq ai i cili ka sulmuar verbalisht zëvendëskryeministrin e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq. Ky i fundit nuk e kishte ftuar në takim Sllobodan Petroviqin.

Published

on

 

“Kush je ti…, ti je turpi më i madh i popullit serb…”, ishin fjalët që Petroviqi ia drejtoi Stojanoviqit. Kurse Stojanoviqi i kërkoi Petroviqit që të lëshojë sallën dhe të dalë jashtë.

Takimi udhëhiqej nga Slavko Simiq, por debatet vazhduan ndërmjet Stojanoviqit dhe Petroviqit.

“Ti dhe Jabllanoviq po bëni cirk, kështu që ulu ose dil jashtë”, ia ktheu Stojanoviq.

Ndërkohë, Petroviq thumboi sërish Stojanoviqin, duke i thënë se “ti ke dalë nga zarfi, nuk ke vota të popullit. Kur i merr votat, eja këtu”.

Pas acarimeve në sallë takimi është mbyllur për mediat.

Lista Serbe është mbledhur në një takim urgjent për të shqyrtuar zhvillimet e brendshmenë këtë subjekt politik.

Ditë më parë, është raportuar se ish ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, do të marrë detyrën e shefit të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Jabllanoviq kthehet në këtë detyrë të cilën e ngriu deri sa ishte në detyrën e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Punës të Republikës së Serbisë.

Detyrën e kryetarit të Listës Serbe në Kosovë e ka ushtruar Slavko Simiq, por babai i Aleksandar Jabllanoviqit, Dragan Jablanoviq thotë se i vetmi kryetar i regjistruar në KQZ në Kosovë është i biri i tij, Aleksandri.

Aleksandar Jablanoviq ishte ministër në qeverinë e Kosovës për kthim dhe komunitete, por u shkarkua nga kryeministri Isa Mustafa, pas nxitjes së reagimeve përmes një deklarate fyese duke i quajtur ‘egërsira” protestuesit në Gjakovë, që nuk lejuan një vizitë të pelegrinëve serbë në kishën ortodokse të qytetit në vitin 2015.

Pas shkarkimit, Jablanoviq u emërua në detyrën e sekretarit në ministrinë e punës në Serbi, ministër i së cilës është Aleksandar Vulin, udhëheqës i Partisë së Lëvizjes Socialiste.

Aleksandar Jablanoviq dha dorëheqje në fund të muajit janar nga detyra e sekretarit të shtetit pasi në makinën zyrtare të Qeverisë së Serbisë u arrestua vëllai i tij Marko Jablanoviq. (REL)

https://www.facebook.com/evropaelire/videos/10155307320227249/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending