Connect with us

Lajme

Ja sa do të kushtojë tarifa e kalimit në Rrugën e Arbrit

Published

on

Qeveria po përgatitet të hapë tenderin për ndërtimin me koncesion të Rrugës së Arbrit, ndërsa tarifa e kalimit pritet të jetë 4 euro për makinë.

Në mbledhjen e djeshme qeveria miratoi propozimin e kompanisë shqiptare “Gjoka Konstruksion”, duke i dhënë bonusin me 10 për qind të pikëve totale të garës për vlerësimin e propozimit të pakërkuar. Kompania shqiptare ka kërkuar që rrugën ta ndërtojë për 46 muaj me koncension, ndërsa tarifa e kalimit të makinave të jetë 4 euro.

Gazeta ‘Panorama’ zbardh relacionin e vendimit për ofertën e kompanisë shqiptare dhe vlerësimin që i ka dhënë qeveria. Projekti arrrin shumën totale të 246 milionë eurove. Kompania do të përdorë gjithashtu edhe fondet nga buxheti i shtetit, të cilat duhet të jenë rreth 60 milionë euro për 4 vitet e para.

Nga ana tjetër, kalimi i makinave në rrugë do të jetë me pagesë. Kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50 për qind. Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ ditë.

“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave.

Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë sheti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit. Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat nga e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania.

“Nëse do t’i referoheshim mënyrës se si janë shpërndarë risqet sipas këtij propozimi rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të riskut, duke e bërë këtë projekt të partneritetit publik-privat të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve dhe së bashku me to koston e tyre. Gjithashtu, kompania merr përsipër riskun e mosrealizimit të 50 për qind të të ardhurave të pritshme nga pagesat e përdoruesve të rrugës”, shpjegohet në relacion.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending