Connect with us

Lajme

Ja sa milionë lekë merr kushdo që jep informacion për vrasjen e ish-zyrtarit policor

Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 3 milionë lekë të vjetra në rast të një informacioni të nevojshëm për zbardhjen e ekzekutimit të djeshëm të ish drejtuesit të lartë në radhët e policisë, Artan Cukut.

Published

on

Duke dhënë detaje rreth dinamikës së djeshme të ngjarjes së rëndë, policia thotë se janë përdorur dy armë zjarri si dhe janë gjendur në vendin e ngjarjes 7 gëzhoja pistolete.

Më datë 08.04.2017, në orën 20:11 në vendin e quajtur, ‘Rruga e Kosovarëve” Njësia nr 5, Tiranë në hyrje të pallatit “Melrose” nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Artan Cuku, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ish-punonjës Policie në funksione e detyra të ndryshme. Së fundmi ishte administrator i shoqërisë së ruajtjes fizike “Internacional”, që kishte në ruajtje disa objekte. Me marrjen dijeni për ngjarjen është krijuar grupi i posaçëm hetimor, me specialistët më të mirë të Drejtorisë Vendore të Tiranës dhe Drejtorisë e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar, i cili kryesohet nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të kalibrit 9mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Përsa i përket vrasjes, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për kërkimin dhe marrjen e deklarimeve personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, fiksimin dhe sekuestrimin e provave materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.

Duke analizuar veprimet e para, në funksion të hetimit janë ngritur dhe po verifikohen të gjitha versionet për të përcaktuar motivin e kryerjes së kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar deri tani 11 persona që janë pyetur për rrethanat e krimit. Policia e Tiranës, duke garantuar anonimatin e plotë, ka vënë në dizpozicion të kujtdo që ofron informacion të vlefshëm për zbardhjen e kësaj ngjarje shumën prej 3 milion lekë të reja si shpërblim, në numrin e telefonit 0694110299.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending