Ja pse nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pas ngrënies

Me siguri që menjëherë pas ngrënies ju shkoni të lani dhëmbët me idenë se kjo është gjëja më e shëndetshme që mund të bëni.

Periskopi.com Shëndeti

 

Megjithatë, ju duhet të dini se larja e dhëmbëve tuaj menjëherë pas ngrënies mund të ndikojë në smaltin e dhëmbëve.

Sipas Howard R. Gamble, presidenti i Akademisë së Stomatologjisë së Përgjithshme, nëse keni konsumuar ushqime me përmbajtje acide të tilla si fruta apo agrume, duhet që të prisni të paktën 30 deri në 60 minuta për t’i larë dhëmbët.

Kjo, sepse larja e dhëmbëve menjëherë pas ngrënies veçanërisht të këtyre ushqimeve, mund të përshpejtojë efektin e acidit në smaltin e dhëmbëve tuaj dhe mund ta dëmtojnë shumë atë, shkruan noa.al. Nëse doni që t’i lani dhëmbët tuaj menjëherë pas ngrënies, duhet të hani ushqime me vlera ushqyese që janë të ulëta me karbohidrate. Kjo do të ndihmojë në uljen e acideve të dëmshme që ushqime të tilla mund të krijojnë.

 

Shpërndaje në: