Ja kush mund ta zëvendësoj Ramiz Kelmendin në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Nehat Baftiu mund të bëhet deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në rast se nga kjo pozitë largohet deputeti Ramiz Kelmendi, i cili po shpreson që së shpejti ka gjasa të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Basri Musmurati, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, i pyetur nga KosovaPress se kush do ta zëvendësojë Kelmendin në rast se ai largohet nga pozita e deputetit dhe bëhet zv/kryeministër, nuk deshi të të flas lidhur me këtë. Ai tha se nuk preferon të komentojë deklarata të cilat nuk janë zyrtare. “Nuk mund të komentoj për diçka që vetëm mediat e kanë thënë dhe nuk ka asgjë në këtë drejtim. Ne i kemi zgjedh deputetët pas zgjedhjeve dhe tash nuk kam çfarë të flasë për këtë. Për të gjitha informatat mund t’i referoheni listave të KQZ-së“, tha ai i kontaktuar nga KosovaPress.

Sipas listave të KQZ-së, ai që mban numrin më të madh të votave të fituara gjatë zgjedhjeve, pas atyre që tashmë janë deputet të Kuvendit të Kosovës, është  anesteziologu Nehat Baftiu  me 8 mijë e 087 vota, i cili mund të bëhet deputet, në rast se ndonjëri nga deputetët e tanishëm, liron këtë pozitë.

Ndërkaq  i kontaktuar nga KosovaPress, Ramiz Kelmendi tha se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare për postin e zëvendëskryeministrit dhe se është në pritje të një ftesë të tillë. “Ende nuk kam marrë ftesë zyrtare për postin e zëvendës kryeministrit. Por po pres ”, tha Kelmendi për KosovaPress.

Shpërndaje në: