Connect with us

Lajme

Ja çka ndodhi gjatë aksionit të studentëve kundër rifunksionalizimit të kishës në UP

Published

on

Me moton “ Universiteti është vend i dijes, feja s’ka çfarë kërkon brenda kësaj hapësire”,  studentët e Univeristit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”  përmes një aksioni simbolik sot kundërshtuan funksionalizimin e kishës ortodokse, brenda territorit të Kampusit Universitar.

Qëllimi i studentëve të përkrahuar edhe nga katër organizata që përfaqësojnë interesat e tyre, ishte që në shenjë proteste te  dera e kishës ta vendosin një pankartë ku thuhej “ Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovenist të Millosheviqit”.

Mirëpo, studentët të cilët ishin mbledhur para kishës u pritën nga forcat e Policisë së Kosovës, të cilët kishin barrikaduar objektin e kishës e më vonë penguan aksionin dhe arrestuan disa nga studentët të cilët u liruan pas disa minutash.

Përfaqësuesi i studentëve, Flamur Pireva numërio disa nga arsyet pse po kundërshtohet rifunksionalizimi i kësaj kishe.

“ Hapësira univeristare nuk guxon të shfrytëzohet si vend për asnjë shtëpi fetare. Hapësira ku gjendet sot objekti në fjalë ka qenë dhe është pjesë e  ndarë për Universitetein e Prishtinës, andaj çdo ndërtim me karakter etnik, fetar dhe politik është shkelje e autonomisë së Universitetit dhe karakterit universal të vatrës së dijes”, potencoi ai.

Edhe pse, situata arriti deri te përleshja në mes policisë dhe protestuesve që çoi në arrestime, studentët arritën që banerin ta vendosin në kishën ortodokse.  Por, vetëm disa minuta pas shpërndarjes së protestuesëve Policia u kujdes që ai të mos qëndronte gjatë aty. Ai u largu pas pak minutash, ndërsa kësaj iu gëzuan gazetarëv e mediave serbe të cilët nuk harruan të provokonin.

Në kohën kur Policia e largoi pankartën e vendosur nga studentët pasi njëherë u shtynë e u arrestuan, gazetari serb, Zivojin Rakocevic duartrokiste e brohoriste “ Bravo”. Provokimi ai e filloi qysh në fillim të protestës, kur përfaqësuesi i studnetëve filloi fjalimin, duke kërkuar në gjuhën serbe që folësi të ngriste zërin.

Pas, heqjes së pankartës, kur kishin mbetur vetëm gazetarët, u shpërndanë edhe policët.

Ndrëkaq, kjo protestë e studentëve të UP-së është rrjedhojë e punimeve të jashtëligjshme të përfaqësuesëve serb nga Komuna e Graqanicës, brenda territorit të Kampusit Univeristar./Periskopi/

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending