Connect with us

Lajme

Ja çka i kishte thënë Krasniqi prokurorit në Hagë për ish-presidentin Rugova dhe UÇK-në

Published

on

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi, ka publikuar në Facebook, transkriptin nga Gjykata e Hagës, në kohën kur kishte dëshmuar në këtë gjykatë.

Krasniqi gjatë dëshmisë së tij, kishte thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte formuar që të luftojë politikat e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas Krasniqit, përpjekjet për të minimizuar, mohuar dhe zhvlerësuar Luftën Çlirimtare të popullit të Kosovës kanë qenë të kahershme, duke shtuar se ato kanë filluar menjëherë pas luftës në qershorin 1999.

“Nuk kam asnjë dyshim që këto përpjekje gjithsesi qëllim këqija tanimë nuk drejtohen vetëm kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, por kundër të sotshmes e të ardhmes sonë e të vendit tone”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

Lexoni të plotë transkriptin e publikuar të Krasniqit në Facebook:

Prokurori:

A mund të shikoni në këtë artikull ka disa deklarata që janë bërë për z. Rugova. Kemi dëgjuar edhe në dokumente tjera për deklarata të tilla. “Një gjë duhet të bëhet e qartë po i themi president edhe pse nuk e meriton ta këtë këtë emër në shumë drejtime…”, besoj se e keni fjalën këtu për presidentin Rugova?Pastaj, në kolonën tjetër, në fund përsëri, është përgjigja juaj e fundit, thoni që “ne konsiderojmë se Ibrahim Rugova ka bërë një sërë gabimesh politike në dëm të çështjes kombëtare, duke filluar nga marrëveshja e arsimit nga e cila nuk ka dalë asgjë”. Mbas kësaj thuhet: “ai është faktori kryesor ndarës”, pastaj vazhdojmë në faqen tjetër në shqip, në fund të kolonës së parë, “Rugova është pacifist”, dhe “thuhet se ai beson në Gandizëm. Ai nuk është pacifist, por ai pranon të shkelet. Ai ka humbur identitetin e vet si individ. Ai është një person që nuk ja kthen këtij p opulli dinjitetin njerëzor, nuk ja kthen individëve, familjeve dhe kombit tonë. Kjo është e vërtetë për gjysmën e kombit tonë. Filozofia e UÇK-së është që të ja kthej njerëzve dinjitetin e tyre njerëzor, familjar dhe kombëtar.” Së fundi, pjesa tjetër është në kolonën e katërt ku thuhet: “UÇK-ja e respektonte atë idenë që politika paqësore e Rugovës, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të sillte rezultatet e veta. Ne kemi pritur për këtë 17 vjet. Gjatë kësaj kohe populli shqiptar ka kryer një rezistencë pasive, por asgjë nuk ndodhi. Njerëzit tani kanë marrë në dorë armët për të luftuar.” Ne kemi dëgjuar mjaft dëshmi që i keni dhënë ju për zotin Rugova. Pyetja ime e vetme është kjo: Këto deklarata, këto fjali që sapo i lexova, a e pasqyrojnë saktë pikëpamjen tuaj për politikat e zotit Rugova në atë kohë?

 

Krasniqi:

Të nderuar gjyqtarë, i nderuari kryetar,

Të gjitha këto që u lexuan (u than) këtu po përpiqet t’iu jepet një pasqyrë joreale e gjendjes që ka ekzistuar aso kohe në Kosovë. Është një e vërtetë e madhe se Ibrahim Rugova edhe atëherë edhe sot ka qenë kundërshtar politik i yni. Që atëherë edhe sot unë nuk jam pajtuar e as nuk pajtohem kurrë më atë politikë të nënshtrimit ndaj Beogradit që e ka pasur aso kohë ai, por dua ta sqaroj këtë gjykatë se UÇK-ja nuk është formuar për ta luftuar politikën e Rugovës. Ne edhe tani jemi kundërshtarë politikë, jemi në një kuvend që përbëhet nga pozita dhe opozita dhe nuk e kemi ndërmend që më armë ta largojmë Rugovën nga politika. UÇK-ja e ka bërë luftën kundër politikës tradicionale të pushtuesit të Beogradit në Kosovë. Ne, as serbët e Kosovës nuk i kemi parë si pengesë, por pengesë për Kosovën, pengesë për UÇK-në dhe gjithë qytetarët e saj ka qenë ushtria, policia dhe i gjithë aparati i dhunshëm i Beogradit i vendosur në Kosovë. Me këtë dua të them se, UÇK-ja në asnjë kohë nuk është armatosur për t’ia marrë pushtetin fiktiv Ibrahim Rugovës, se pushtet tjetër në Kosovë nuk ka pasur. Prandaj, tendenca për ta zbritur karakterin e luftës çlirimtare në luftë mes shqiptarëve në Kosovë, është e padrejtë, dhe kësaj tendence unë, dhe mendoj çdo qytetarë i Kosovës, nuk ka si ta pranoj dhe nuk ka si të mos protestoj ndaj kësaj tendence. E them më bindje se prokurori edhe në seancën e kaluar e ka ngritur shumë çështjen e bashkëpunëtorëve të armikut. Ne nuk kemi luftuar as kundër asaj kategorie, ani pse në Kosovë, për rrethanat që dihen, shumë njerëz kanë punuar në gjyqet serbe, kanë punuar në prokurorinë serbe, kanë punuar në administratën serbe. Kanë punuar edhe deri në qershorin e vitit ’99. Ne nuk jemi marrë me ata qytetarë. Se ata qytetarë, shumica prej tyre, ka shumë prokurorë e gjykatës që dy herë me k anë dënuar mua dhe kanë ngritur aktakuzë edhe kundër meje, që edhe sot janë në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës. Por, ata janë qytetarë të Kosovës që punojnë edhe në rrethana të reja për Kosovën Ne, me këtë kategori njerëzish që kanë qenë në shërbim të asaj politike, nuk merremi se ata janë shumë. Ne nuk jemi marrë as gjatë luftës me atë kategori. Ne në Kosovë, gjatë gjithë luftës çlirimtare, kemi luftuar aparatin e dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe të gjithë ata që kanë qenë në shërbim të atij regjimi, do te thotë në shërbimin e dhunshëm të tij, policinë sekrete serbe, që ju kanë bërë dëm qytetarëve. Çdo qytetarë i Kosovës e di dëmin që ata i kanë bërë Kosovës e qytetarëve të saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending