Iu çojnë selam organeve të drejtësisë: Nëse nuk flet drejtësia, do të veprojmë me kanun

Përveç në Shqipërinë e veriut ku Kanuni ende funksionin sa i përket hakmarrjes, edhe në Shqipërinë e Jugut ky kanun duket se ka gjetur vend.

Periskopi.com Lajme

 

Familjarët e Artan Hoxhës, nga Saranda i kanë çuan selam drejtësisë shqiptare, që ta dënoj maksimalisht personin që vrau familjarin e tyre në një pikë karburanti, ose do të marrin vetë në duar “drejtësinë”.

Reagimet e familjarëve vijnë vetëm një ditë pas vrasjes tragjike të A.H në pikë karburanti. Familjarët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për autorin e dyshuar Arqil Koçi, 27 vjeç.

Vëllai i të ndjerit thotë se do të bëjë vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk vepron siç duhet. Kurse bashkëshortja e viktimës, Zana Hoxha, është shprehur për mediet se Artani ishte njeri punëtor dhe përpiqej sa më shumë për të nxjerrë të ardhura për familjen.

Pjesa më e madhe e parave, thotë ajo, shpenzoheshin për të blerë ilaçe për njërin nga dy fëmijët e sëmurë. Roja i karburantit në hyrje të Sarandës, Artan Hoxha u vra dje me çifte nga i riu Arqile Koçi, i cili grabiti shumën e parave 60 mijë lekë të reja. Autori u prangos brenda pak orëve.

Ngjarja, sipas agjencisë NOA ka ndodhur rreth orës 03:55 të së dielës, kur një person që drejtonte një motoçikletë me helmetë në kokë ka hyrë në lokalin e karburanteve ku punonte Artan Hoxha, 44 vjeç. Në ato momente në lokal ndodheshin dy punonjësit e lokalit dhe i ndjeri Hoxha.

Nën kërcënimin e një arme gjahu, çifte, grabitësi ka arritur të marrë rreth 60.000 lekë të reja nga banakieri.

Teksa po largohej, ai ka marrë cigare dhe çëmçakëza në ekspozitor, por i kanë rënë në tokë disa nga paratë që mbante në dorë. Pasi ka marrë nga toka paratë dhe teksa po dilte, nga tavolina ka lëvizur 44 vjeçari Artan Hoxha.

Lëvizja e tij ka trembur grabitësin i cili e ka goditur pa paralajmërim drejt e në gjoks dhe është larguar me vrap duke marrë motorin për të dalë në rrugën kryesore me drejtim Sarandën. Hoxha është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por ka mbërritur i vdekur.

Ndërsa përmes pamjeve filmike dhe bizneseve në afërsi të vendit të krimit, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit, Arqile Koçi, 27 vjeç, i cili më pas u arrestua së bashku me një person tjetër. Ai është dërguar në paraburgim.

Shpërndaje në: