ISIS hap portal në shqip (Foto)

Sikur të mos mungonin mesazhet e shumta propaganduese të shpërndara nëpërmjet rrjeteve sociale, ISIS ka hapur tashmë edhe një portal lajmesh në gjuhën shqipe publikuar informacione nga zonat që kontrollohen nga ky grup terrorist apo fjalime të liderit El Baghdadi.

Periskopi.com Lajme

Faqja është e mbushur me foto postime komente e të dhëna të ndryshme ndërsa në krye të saj faqja është e dizenjuar me foton e Baghdadit dhe flamurin e grupit terrorist.

E njëjta faqe krijon dhe lidhjen me rrjetin social, Facebook ku nuk mungojnë postimet e fundit dhe për bilancin e të vrarëve që ka shkaktuar ISIS.

Faqja është e krijuar në një platformë ëordpres ndërsa për të gjithë përdoruesit e saj që kërkojnë të informohen në kohë reale nëpërmjet telefonit kërkon së pari një regjistrim.

Vetëm një ditë më parë në burgun e Vaqarrit gardianët zbuluan një pikturë në qelinë e të dënuarit I.Gj, pikturë e cila alarmoi sigurinë në këtë burg.

isir

Shpërndaje në: