Connect with us

Lajme

Ish-zyrtari amerikan: Pak veta e pëlqejnë Thaçin në Kosovë

Published

on

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper, ka shprehur zhgënjim të thellë më mënyrën e politikëbërjes në Kosovë.

“Me sa rezulton, në Kosovë ka shumë pak udhëheqës me vizion. Mendoj se Thaçi e ka treguar se është udhëheqës i mirë dhe e ka treguar se është serioz për të luajtur një rol kontruktiv në rajon. Ai është shumë elastik dhe konstruktiv. Shumë pak veta e pëlqejnë Thaçin në Kosovë”, është shprehur Hooper, tani analist, për Zërin e Amerikës.

Marrëveshja për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, në pikëpamjen e analistit Hooper, ishte një rezultat i një pune të përciptë e të pamenduar mirë nga ana e politikanëve të Kosovës, që ka sjellë një ngërç të rrezikshëm politik.

“Ata negociuan një marrëveshje për kufirin me Malin e Zi. Nuk jam ekspert për këtë çështje, nuk jam jurist, por nuk mendoj se i kanë trajtuar këto negociata me seriozitetin që kërkonin dhe ndoshta e morën pak lehtë dhe si përfundim patën një rezultat që nuk e shisnin dot në Kosovë. Opozita e ka bërë absolutisht të qartë se është e gatshme të bëjë çdo gjë për ta bllokuar”, ka thënë Hooper.

Vetvendosje është një nga forcat që po ushqejnë një radikalizëm të rrezikshëm në Ballkan, vlerëson Hooper.

“Kjo është një situatë e rrezikshme pasi ringjall fytyrën e shëmtuar të nacionalizmit në rajon. Aktualisht ekziston ky nacionalizëm meskin, kjo mendësi provinciale nga opozita, që shprehet përmes akteve lidhur me marrëveshjen për kufirin”, është shprehur Hooper.

Zgjidhja, për analistin veteran, do të ishte dërgimi i çështjes në Komisionin e Venecias, i cili të marrë një vendim që të pranohet si zgjidhje edhe pas votës në Parlamentin e Kosovës, jo thjesht nga deputetët, por nga mbarë popullata dhe gradualisht kjo çëshje të zhduket nga vëmendja politike.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending