Ish- sulmuesi i Arsenalit: ‘Wenger prezantoi ‘tabletat’ në Arsenal, ne kemi marrë injeksione me vitamina prandaj kemi qenë aq të fortë’

Periskopi.com Sporti

Ian Wright, ish- sulmuesi i ‘Topçinjve’ dhe komentatori i BBC sport, i cili njihet edhe për librat e tij për futbollin, ka treguar se trajneri  legjendar i Arsenalit Arsene Wenger, iu dha vitamina që i ndihmonte ata në përmirësimin e aftësive të tyre, shkruan Periskopi.

Sipas tij Wenger, iu dha lojtarëve injeksione me vitamina që do të ndihmonin në përmirësimin e aftësive të tyre dhe niveleve të performances që i çoi ata në maje të Premier Ligës.

“Ajo që bëri me ne është se na dha tabletat B6, B12, duke na thënë se ju mund të mos ndjeheni mirë tani, por do të ndiheni në vijm, dhe kishte absolutisht të drejtë”.

Kujtojmë që Wenger arriti në Arsenal në vitin 1996 njihet si njeriu që e filloi një epokë të re në futbollin anglez, duke përfshirë dietën, ushqmin, si dhe për futjen e metodave të reja stërvitore.

Wenger e drejtoi Arsenalin duke fituar  tre tituj të Premier Ligës dhe një rekord prej shtatë FA Kupave. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: