Connect with us

Showbiz

Ish-menaxheri i Babastars: Kjo është e vërteta e historisë mes Noizyt dhe Getit

Published

on

Ka kohë që është zhvendosur në SHBA por pavarësisht faktit se ka dalë pak nga rrjedhat e zhvillimeve të fundit, ish-menaxheri i Babastars, Drin Zatriqi ka shumë për të thënë.

Duke qenë pranë liderit Getoar Selimi për vite të tëra, ai ka pasur mundësinë të jetë dëshmitar direkt që prej shkëndijave të para që kanë çuar në armiqësinë mes OTR dhe Babastars.

Në një postim të gjatë sqarues, ai ka treguar se reperi nga Shqipëria ka marrë famë me një taktikë – ofendimin e Getoar Selimit dhe gjithçkaje që e rrethon atë, femrat dhe shokët.

Atributin e suksesit të Noizyt ai ia ka adresuar DJ Blunt i cili shkaku i mos komunikimit me Getin, siç thotë Drini, lëshonte shumë herë në ndeja diss-at fillestarë të Rigelsit ndaj Getoarit.

Mes tjerash, Zatriqi nëshkrimin e tij ka shprehur keqardhje për përfshirjen e Cozman në incident duke e lavdëruar atë dhe vëllain e tij. Më poshtë, shkrimi i plotë i Drinit. /Prive.al/

Une nuk jom per mu vra, as per mu rreh, na maspari jena Prishtinali,
nuk kena kqyr kurr me mri suksese tu e shajt ose poshtnu tjetrin, kto
sene i ka nis ai buzP. i pari, ai i pari pa e njoft njeri gjalle pat dal
n`prite ne Shqiperi, ne ate rast jon sulmu Geti edhe Agoni, edhe kerin
copa ja u kan bo 20 veta ne prite. Mandej ai ka qit edhe diss “Jena
mbreter kangen”. Strategjia e tij ateher ka qene mu kap me mat mdhajt
per me mujt me depertu, perqato i ka bo dissa edhe unikatilit , dmth ai
fansat e pare i ka mare qata qe ja kan pas inatin Getit e Viktorit….
Meritat ma te mdhaja per me qkep ate kang ateher i ka pas DJ BLUNT, i
cili ate kohe u pat idhnu me Getin e per inati e pat lshu ka 3 her ne
nej kangen “jena mbreter” edhe ka 5 her e ka kthy “fuck baba recordz”
njejten kang e ka fy edhe Elvana Gjaten (ate kohe femnen e Getit),
mandej pat ndodh rrahja ne aeroport, prap ka provoku i pari, mandej prap
e ka shfrytzu me bo diss, ku pervec neve, prap e ka shajt shajt edhe 1
femen, Dafinen (si femen te Ledrit)… po mandej e boni Ledrin shok, e
boni shok masi qe Ledri u nda prej babastarsave, e boni shok per agjende
te veten, per strategji te tijen, perndryshe Ledri ja ka kris grusht i
pari ne aeroport (edhe kogja te ramen e fort e ka)……. ne krejt rastet
vet i ka nis, vet i ka shfrytzu veq per fame…edhe “shoket” i ka
shfrytezu veq per me pas mbrojtje, e mandej i ka perbuz edhe ata … se
fundmi edhe Cozmanin u munu me poshtnu disa here, lidhje me tunen po
edhe ne “7 dite pa Ermalin” etj… ai duhet me qene falenderues ndaj
babastarsave per krejt paret e famen qe e ka mri…. BuzP njihet per ksi
sene …. ai ka inqizu njerz , ka inqizu femna, ka shantazhu mandej, ka
sha e ka ka perbuz njerz…. edhe sot paska paralajmeru apet qe paska me
qit video te bukura, i njejti, i pandryshueshm e provokant …

Po krejt krejt, veq me adh dita Cozmani e vllau tina Ymeri me hi n`ksi
telashe, dine qe ska pas tjeter aty, kush e njeh cozin personalisht edhe
Ymerin e din cfare djem jon, e dijne shume mire sa te respektushem jon,
edhe kurr 1 fjale te keqe me njeri gjalle skane pas.

Shyqyr qe ka pshtu edhe ai BuzP edhe ai shoku tij, se vrasjet e kto sene
nuk jane zgjidhje e as nuk bijne dite te mira, po shyqyr edhe per cozin
e ymerin , se sja vlene maspari me hi nburg per tyrli kllosharit qe ka
hi nskene pervec vetes me mare ne qafe edhe njerz tjere.

Fansave te dyja paleve ju boj thirrje mi ndal sharrjet mes veti per
keto pune, as nuk fitoni pare e as nuk ja u din kerkush… ju ngoni muzike
edhe msoni ne shkolle, e boni dicka prej vetvetes tjuj.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbiz

Ja si dukej Vuçiqi si 10-vjeçar (Video) 2021

Published

on

Radio Televizioni i Serbisë së fundmi në kuadër të emisionit “Trezor” ka transmetuar xhirimet e vitit 1980 të manifestimit “Radost Evrope”, kur rastësisht deklaratë për këtë televizion dha presidenti i sotëm i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq, atëkohë dhjetëvjeçar.

Ai foli rreth ndeshjes që u luajt gjatë atij manifestimi me shokët nga jashtë shteti, por edhe rreth djaloshit nga Austria të cilin gjatë atij viti e kishte mysafir në shtëpinë e tij, meqë fëmijët që vinin në kuadër të këtij manifestimi qëndron tek filloristët beogradas.

Presidenti i sotëm serb atëkohë e mori në shtëpinë e tij djaloshin nga Austria me emrin Leopold Viser.

Ai ishte shumë i interesuar për sport, veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur. Me kërkesën e tyre ne këtu e kemi zhvilluar një ndeshje miqësore dhe e kemi fituar, por pavarësisht gëzimit tonë dhe pikëllimit të tyre, ne kemi mbetur miq të vërtetë, miqësinë e të cilëve nuk do ta mund ta humb askush. Emri i tij ishte Leopold Viser dhe pseudonimi i tij ishte Pondi”, tha 10-vjeçari Vuçiq.

veçanërisht për pjesëmarrjen e ekipit të Crvena Zvezdës në Kupat Evropiane sepse atëherë ekipi luante vërtetë bukur

Continue Reading

Showbiz

Kjo ka qenë shuma më e lartë që ka marr bakshish Meda

Published

on

Këngëtari i njohur Meda është shprehur se ishte thjeshtësia dhe modestia e bashkëshortes që e bëri për vete.

Meda u shpreh se ishte ai që bëri hapi e parë për t’u lidhur me të.

Ai shtoi se ndër vite Luljeta ka mbetur e njëjta.

Këngëtari ia atribuoi të dyve suksesin e martesës së shëndetshme

Meda zbuloi se bashkëshortja kujdeset për look-un e tij.

“Gjithmonë e kam pas në krah, më ka mbështetur! 90% të punës, look-ut tim, e përzgjedh Lulja, ajo më thotë tani më dukesh mirë dhe këto do veshësh sonte”.

“Dhe unë i them në rregull sepse i besoj. Ajo më ka bërë për vete me thjeshtësinë e vet. Jemi parë rastësisht, unë e kam bërë hapin e parë”.

“Ka qenë e thjeshtë, modeste, s’di ta përshkruaj, është e njëjta si ka qenë kur jemi njohur. Ajo gjithmonë ka qenë bossi i shtëpisë. Kemi rreth 14 vite bashkë. Për suksesin e martesës meritën e mbajmë të dy! ”– tha ai në një intervistë për emisionin “Nin”.

Këngëtari zbuloi edhe shumën marramendëse që lanë bakshish në një koncert në Australi.

“Në Australi për një natë kemi marrë mbi 30.000 dollarë. Këndoja vetë dhe isha i shoqëruar nga muzikantët e mi. Është e vërtetë, ka qenë për Pavarësinë e Kosovës, për herë të parë që isha në Australi. Ishte eksperiencë e paharruar,” – përfundoi Meda.

Continue Reading

Showbiz

Vajza e Lutfi Hazirit e krahason veten me Mona Lisën

Published

on

Vajza e Lutfi Hazirit merr vëmendje me paraqitjet e saj atraktive.

Ajo ka arritur të ketë mijëra ndjekës në Instagram, përkundër që nuk është e njohur për ndonjë profesion.

Duke gëzuar një bukuri të rrallë, ajo së fundmi bëri një ngjashmëri mes saj dhe Mosa Lisës.

Duke publikuar një imazh në të cilin u shfaq e mbështjellë me një pelerinë, ajo shkroi: Mona Lisa e kohëve moderne.

 

Continue Reading

Trending