Ish e dashura e Cristiano Ronaldos kujton kohën me portugezin, ja si përgjigjet kur pyetet për Georginën

Periskopi.com Sporti

Modelja italiane, Raffaella Fico ka folur për një histori të vjetër dashurie me yllin portugez, Cristiano Ronaldo,

Dyshja ishin në një lidhje dashurie, që zgjati per disa muaj, kur Cristiano Ronaldo ishte pjesë e skuadrës së Manchester Unitedit.

Fico tha se portugezi gjithmonë ka qenë një zotëri gjatë kohës kur ata janë frekuentuar.

“Ai ishte i mirë, ai më kërkoi mua. Në atë kohë unë as nuk e dija se kush ishte ai, unë isha një vajzë njëzet e një vjeçare”, i besoi Fico Piero Chiambretti.

“Unë tani në vend të Georgina Rodriguez? Unë kurrë nuk e kam menduar atë, nuk është diçka që më magjeps”, shtoi ajo.

 

Shpërndaje në: