Ish-ambasadori amerikan serbëve: Bashkëshorti i Hillary Clinton ju bombardoi, lutuni për Trumpin

Montgomery, duke folur për RTS-në, ka thënë se, po që se fiton demokratja Hillary Clinton, atëherë politikat amerikane do të vazhdojnë të jenë konsistente ndaj Ballkanit, përfshirë edhe qëndrimin, sipas tij, kundrejt pavarësisë së njëanshme të Kosovës dhe vazhdimin e përpjekjeve që Bosnjë Hercegovina të mbetet e pandarë, transmeton Periskopi.

“Clinton do t’i vazhdojë të gjitha këto politika. Ajo po trashëgon politikat e bashkëshortit të saj, i cili ka qenë president në kohën kur NATO-ja ka bombarduar Serbinë. Nëse Hillary Clinton vjen në pushtet, e dini se çfarë do ngjajë, është pak-a-shumë e njëjta politikë. Për këtë arsye, serbët duhet të shpresojnë që Trump të bëhet president dhe të drejtojë politika ndryshe karshi këtij regjioni”, ka theksuar Montgomery, transmeton Periskopi.

Ai thotë se që të dy kandidatët kanë mjaftueshëm rejting negativ në SHBA, prandaj është e pasigurt se kush do ta drejtojë SHBA-në pas 8 nëntorit.

Në një shkrim të EurActiv thuhej se me shumicë serbët përkrahin Donald Trumpin për president të SHBA-së, derisa, del se shqiptarët kryesisht janë që demokratja Hillary Clinton të vijë në krye të SHBA-ve. /Periskopi/

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION