Connect with us

Lajme

Isa Mustafa ka disa lutje për opozitën

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar pas paralajmërimeve se mund të kthehet gazi lotsjellës duke thënë se një veprim i tillë nuk i ndihmon Kosovës.

Published

on

Ka thënë se zgjidhje më e keqe aktualisht është të mbahen të izoluar qytetarët e Kosovës përmes bllokimit të shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi që është vënë kusht për liberliaizimin e vizave.“Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën.

Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë, të të gjithë vendit”, ka shkruar Kryeministri Mustafa, në FB.

“Zgjidhja më e keqe dhe më e dëmshme është ti mbajmë qytetarët e izoluar. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë kauzë politike. Nuk besoj se as qytetarët e Rugovës, të cilëve sikurse edhe tërë Kosovës u janë bërë padrejtësi historike, e dëshirojnë këtë izolim. Im”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Kryeministrit Të nderuar qytetarë,Problemet e vendit nuk zgjidhen duke u pozicionuar në istikame politike. As duke ndjellë gaz lotsjellës në Kuvend. Është mirë të mendojmë thellë e arsyeshëm, të vejmë në shërbim logjikën shtetërore para se të japim deklarata.

Qeveria dhe institucionet e shtetit kanë bërë përpjekje që në të gjitha kundërshtimet e opozitës për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të bëjë edhe një hap për të ofruar argumente se Kosova nuk po humb territor.

Nga Presidentja Jahjaga është themeluar Komisioni Ndërkombëtar i cili ka përfunduar se kufijtë me Malin e Zi janë ata që kanë qenë edhe më parë, se nuk ka ndryshim të vijës kufitare.Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, pasi ka analizuar gjendjen, ka deklaruar se kufijtë janë në suaza të atyre që është njohur pavarësia e Republikës së Kosovës.

Në të gjitha rastet qytetarët e Kosovës u kanë besuar SHBA-ve; ato na u gjetën në momentet më të vështira kur ishte rreziku të zhbëhet populli ynë; shtrohet pyetja pse sot dikush të mos u besoj?!Tani po presim rezultatet edhe të një komisioni të themeluar nga Qeveria për të vërtetuar se sa është territori i Republikës së Kosovës, përkatësisht se a ka ndryshim të territorit pas gushtit të vitit 2015, kur është nënshkruar Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën. Prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm se kemi të bëjmë me interesin e qytetarëve tanë, të të gjithë vendit.

Me shënimin e vijës kufitare nuk do të lejohet të humb askush tokë por as nuk do ti epet askujt tokë, të cilën nuk e ka administruar Kosova në kohën kur ka shpallur pavarësinë. Është Deklarata e Pavarësisë ajo që rregullon territorin që përkufizon Kosovën.Si pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, të gjithë ne, kemi përgjegjësi për shtetin tonë, për qytetarët e Kosovës. Kemi përgjegjësi edhe për interesat strategjike të vendit, që ndërlidhen me integrimet euroatlantike.

Nuk ka asnjë arsye, që kur është interesi i vendit, të mos jemi unik dhe të ndërgjegjshëm.Zgjidhja më e keqe dhe më e dëmshme është ti mbajmë qytetarët e izoluar. Kjo nuk mund të arsyetohet me asnjë kauzë politike. Nuk besoj se as qytetarët e Rugovës, të cilëve sikurse edhe tërë Kosovës u janë bërë padrejtësi historike, e dëshirojnë këtë izolim. im

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending