Connect with us

Lajme

Isa Mustafa akuzohet se po i qëndron mbrapa Jabllanoviqit!

Published

on

Anëtari i KQZ-së, Nenad Rikalo është deklaruar lidhur me çështjen se kush është kryetar i Listës Serbe, Slavko Simiq apo Aleksandar Jabllanoviq, gjë për të cilën vetë përfaqësuesit serbë kanë pasur përplasje dhe mospajtime.

Rikalo ka thënë për Tanjgun se Iniciativa Qytetare ka bërë ri-regjistrimin e Listës Serbe në parti politike, ku ka marrë përkrahjen e 1650 qytetarëve, e po ashtu edhe të përfaqësuesve të qeverisë, deputetëve, kryetarëve të komunave. Kjo sipas Rikalos, dëshmon se Lista Serbe ka autoritet dhe kapacitet të plotë për të përfaqësuar serbët në Kosovë.

KOSOVO IZBORI RIKALO

Sipas Rikalos, me të dëgjuar për këtë gjë, Aleksandar Jabllanoviq ka dorëzuar në KQZ një kërkesë identike, por që është përkrahur vetëm nga 500 qytetarë. Ai ka thënë se Jabllanoviq shërbehet me falsifikime dhe nuk do të befasohej nëse do të ndodhte edhe një falsifikim.

E për këtë, Rikalo është shprehur se qëndron mbrapa kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Indeksonline.

“Rikalo tha që atë kërkesë të Jabllanoviqit e kanë përkrahur 500 qytetarë por që në KQZ do të vërtetojnë validitetin e atyre nënshkrimeve ” pasi  që ai shërbehet me falsifikime, dhe nuk do të befasoheshim edhe me një falsifikim”, tha Rikalo duke shtuar se dyshon që pas këtij zhvillimi qëndron kryeministri i qeverisë së Kosovës Isa Mustafa”, citon Rikalon, mediumi serb.

“E vërteta është që KQZ nuk ka sjellë kurrfarë vendimi apo rekomandim lidhur me këtë çështje dhe se aktualisht janë dy kërkesa, përkatësisht dy ndryshime ku në njërën kryetar është Slavko Simiq kurse në tjetrën Aleksandar Jabllanoviq”, ka thënë tutje Rikalo.

Ai ka shtuar se KQZ do të shqyrtojë kërkesat e dorëzuara dhe do të sjellë rekomandime lidhur me këtë çështje në pajtim me ligjin, mirëpo ka thënë Rikalo, pikërisht ai ligj e ka sjellë Listën Serbe në një situatë ku nuk po mund të funksionojë normalisht si parti.

Siç mëson “Indeksonline”, subjekti politik i cili i pari e ka dorëzuar kërkesën për ri-regjistrim në KQZ i trashëgon benificionet e Listës Serbe.

Kujtojmë se për ta ndihmuar Jabllanoviqin në këtë çështje është përkujdesur Drejtoresha për Regjistrim në KQZ, Miradie Mavriqi. Ajo, madje kishte qëndruar në zyrë 30 minuta pas orarit të punës vetëm për të arritur që t`ia kompletojë dokumentacionin Jabllanoviqit.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending