Connect with us

Lajme

Ipeshkvi Gjergji: Sulmet e Parisit, Brukselit e Stambollit mund të vijnë edhe tek ne

Published

on

Ngjarjet në Paris, Bruksel, Stamboll e Bangladesh shpejt mund të vijnë në Prishtinë, Shkup ose në Tiranë, sepse kjo frymë e urrejtjes ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë, prandaj të gjitha institucionet tona fetare, kulturore, politike dhe shtetërore mos të bëjnë “sehir” duke menduar që jemi imunë nga kjo e keqe.

Kështu ka thënë Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën kushtuar viktimave në Stamboll e Bangladesh.

Ipeshkvi Dodë Gjergji në fjalimin e mbajtur tha se ndjenja e dashurisë dhe e dhembjes shkon tek popujt tonë por edhe tek të gjithë popujt tjerë të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë.

“Në të gjitha kishat tona kam dashur që këtë të diel, t’i lutemi Zotit për viktimat e urrejtjes në vendet e ndryshme të botës, sidomos ato të fundit në Stamboll dhe Bangladesh. Krishti i shpërbleftë shpirtrat e të vdekurve me jetën e pasosur, i ngushëlloftë zemrat e hidhëruara, të trishtuara të të afërmve të këtyre njerëzve, kurse, të plagosurve iu urojmë shërim sa më të shpejtë. Ndjenja jonë e dashurisë dhe dhembjes shkon edhe tek të gjithë popujt tanë, por edhe tek popujt e tjerë të prekur nga kjo e keqe e terrorit dhe nga dhuna e pakuptimtë. I lutemi hyjit i cili shndërron mendjet dhe zemrat e njeriut, t’i frymëzoj me shpirtin e tij të shenjt, të gjitha ata që janë të thirrur për të qenë bijtë e hyjit në mënyrë që të kthehen dhe të bëjnë kthesën e duhur drejt dashurisë dhe paqes dhe të bëhen të aftë të pranojnë çdo njeri me dashuri dhe të kultivojnë vëllezërit mes njerëzve”, tha Gjergji, raporton Kosovapress.

Gjergji theksoi se duhet të lutemi që bashkësitë fetare të shoqërisë dhe shteteve të mbarë botës të gjejnë burimin e dashurisë dhe forcën e urtisë për të shëruar këtë të keqe të madhe dhe për të shëruar zemrat e njerëzve të kapluar prej saj, e keqe kjo që përbuz dhe poshtëron të gjithë.

Ai më tej ka bërë thirrje tek të gjitha institucionet shtetërore që të mendojnë që shumë shpejt ky sulm mund të vijë edhe në Prishtinë, Shkup apo në Tiranë sepse sipas tij, ne nuk jemi imunë nga kjo e keqe.

“Kjo frymë e mosdurimit dhe urrejtjes në mënyrë të çuditshme ka depërtuar edhe tek disa njerëz tanë, kështu që ngjarjet e Parisit, Brukselit, Stambollit e Bangladeshit shpejt mund të vijnë në Prishtinë, Shkup ose në Tiranë. Prandaj, shfrytëzoj rastin e këtij momenti lutjeje t’u bëjë thirrje të gjithë institucioneve tona fetare, kulturore, politike dhe shtetërore që të mos bëjnë sehir duke menduar që ne jemi imunë nga kjo e keqe, as të mos përpiqen për t’i minimalizuar ato me fjalë të mira ose me shembujt e mirë të së kaluarës, as nuk duhet të përpiqemi të argumentojmë me argumente të shterura tashmë ose duke thurur strategji institucionale por me bashkimin e të gjithëve me vlerat e paqes dhe frytet e lirisë në mënyrë që të mbizotëroj fryma e vëllazërisë nder ne dhe t’i ndihmojmë vëllezërit tanë që kanë rënë nën hijen e urrejtjes dhe të dalin sa më parë në shkëlqimin e dritës dhe të së vërtetës”, tha Gjergji.

Mesha vazhdoi me lutjet e shumë qytetarëve për viktimat që pësuan në Paris, Stamboll, Bangladesh e Bruksel.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending