Connect with us

Intervista

Intervistë| Rufki Suma: Komandantët milonerë duhët të hetohen

Published

on

Kreu i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, për dallim nga krye komunarët e tjerë, duket të jetë më i varfëri në Kosovë.

Nuk posedon veturë personale si dhe njihet si kursimtari më i madh i buxhetit të komunës që ai drejton.

Ai në një intervistë për Gazetën Fjala thotë se paga që ai merr si kryetar komune është e mjaftueshme për të mbajtur familjen. Madje Suma është kritik edhe për komandantët të cilët që nga paslufta janë bërë milionerët e rinjë të Kosovës.

“Çdo pasurim i paligjshëm duhet te dënohet. Po të kemi institucione te mirëfillta shtetërore dhe po te punohet drejt dhe pa anime politike dhe po te respektohet si duhet ligji me siguri se nuk do te kishim milioner te një klase politike te cilët para disa vitesh mesi kanë siguruar ekzistencën familjare”, thotë Suma për Gazetën Fjala.

E nga komuna që Suma udhëheq viteve të kaluara shumë të rijnë i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS. Suma për këtë çështje ka thënë se rajoni i Kaçanikut nuk është i rrezikuar nga “ekstremizmi fetar”. edhe përkundër pjesëmarrjes apo tentimit për pjesëmarrje në luftërat e huaja (Siri dhe Irak) te disa individëve.

“Po të kishin qenë të vendosur këta individ ti bashkëngjiten ISIS-it, nuk ishin kthyer fare ne Kosovë, por vet largimi i tyre nga këto zona te luftës, nënkupton se këto qytetar nuk e përkrahin ISIS-in, por atje kanë shkuar ose kanë tentuar te shkojnë thjeshtë për përfitime materiale (për shkak te gjendjes së vështirë materiale)”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Në intervistën e realizuar, Suma ka folur edhe për projektet e tjera, punën vullnetare që ai bënë për pastrimin e varrezave e heqjen e borës në komunën që ai e drejton.

Gazeta Fjala: Zotëri Suma, njiheni si kryetari më kursimtar dhe më i varfër nga kolegët tuaj në komunat tjera. Si ndiheni karshi kryetarëve tjerë?

Rufki Suma: Jam shumë i lumtur me punën që jam duke e bërë dhe që mu dha mundësia që të jemi në shërbimin e qytetarëve dhe ti realizojmë kërkesat e tyre, që janë në mundësinë dhe kompetencat e mia. Sa i përket kursimeve, jemi munduar që në maksimum të kursejmë buxhetin e qytetarëve dhe mos ta shpenzojmë atë pa nevojë, edhe pse kërkesat janë të shumta dhe nevoja per shpenzime ne komunë është e madhe. Ndërsa sa i përket varfërisë në raport me kryetarët tjerë, jam i kënaqur sepse me këto mjete që marrë nga shteti po mbajë familjen time, dhe se këto mjete janë të mjaftueshme për një jetë mesatare kur dihet se në Kosovë kemi një shtresë jashtëzakonisht të varfër.

Gazeta Fjala: Shpesh ju kemi parë të angazhuar në pastrimin e varrezave, apo heqjen e borës në komunë. A do të thotë se nuk po e kryejnë punën si duhet kompanitë e kontraktuara?

Rufki Suma: Angazhimi im në pastrimin e Varrezave të Dëshmorëve dhe pastrimin e rrugëve nga bora, nuk është diçka e re sepse unë edhe gjatë punës sime në TMK, bashkërisht me bashkëluftëtarët dhe ushtarët e mi jemi marrë me këto aktivitete pa dallime, dhe se kjo punë nuk është e re dhe nuk e kuptojmë si nënçmim apo fyerje por krenari të kujdesemi sado pak për ata që dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë. Gjithashtu në të shumtën e rasteve punët  i kryejnë të tjerët, por unë kur jam i lirë i bashkëngjitëm shokëve dhe zyrtarëve te mi, ndërsa sa i përket pastrimit te Varrezave, pos kujdesit vullnetar, në sezonën e verës angazhojmë edhe një mirëmbajtës me kontratë në vepër për mirëmbajtjen e Varrezave të Dëshmorëve.

Është e vërtetë se sot është vështirë të gjesh kompani qe e kryejnë punën ashtu siç duhet, por kur është fjala për pastrimin e bores ne fare nuk kemi angazhuar kompani sepse kjo kushton jashtëzakonisht shumë sa që vështirë është ti dilet me mjete financiare, dhe se punën e kryejmë vet me zyrtar komunal dhe automjete zyrtare pasi që kemi siguruar edhe mekanizmin per pastrimin e bores.

Gazeta Fjala: Çfarë keni bërë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Hanit të Elezit dhe krijimin e kushteve më të mira ekonomike?

Rufki Suma: Gjatë këtyre 7 viteve në komunën e Hanit të Elezit janë investuar afër 10 milion euro dhe me këto mjete janë realizuar projekte në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet si dhe në të gjitha segmentet si arsim, shëndetësi,  dhe infrastrukture publike.

Në këtë kontribuan Qeveria e Kosovës, donatorët ndërkombëtarë si Komisioni Evropian, USAID-i, Qeveria Zvicerane permes projektit DEMOS e CDF–ja , Qeveria Gjermane permes projektit GIZ e CDI-ja UNHBITAT-i REC-i, Sharrcem, e donator të tjerë.
Të gjitha këto investime kanë ndikuar drejtëpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Viteve të fundit jemi angazhuar që të përkrahim drejtëpërdrejt sektorin e bujqësisë dhe përkrahjen e bizneseve të vogla familjare.

Në këtë drejtim përmes organizatave të ndryshme siq janë: Karitasi i Luksemburgut (tani fondacioni Kosovë-Luksemburg), IKC, LAB (Laboratori për Aktivitete Biznesore)  ARD (agjencioni për zhvillim Rajonal) e organizata  tjera të zbusim varfërinë duke ndihmuar në hapjen e bizneseve te reja te vogla apo zgjërimin e kapaciteteve biznesore. Përmes këtyre organizatave dhe me bashkfinancimin e komunës kanë përfituar mbi 200 familje në: pajisje me lopë qumështore, motokultivatorë, makina per rrobaqepësi për gra, rregullim te shtallës së lopëve, mbjellje dhe kultivimi i drredhzës, mjedrave, pajisja me serra per perime me te gjitha pajisjet percjellëse, mbjellja e vrreshtave, pajisja me bletë dhe pajisje tjera percjellëse, subvencionim ne mbjelljen e grurit (per ata qe mbjellin me pakë se 2 hektarë), pajisje për bujqësi, e të tjera.

Gazeta Fjala: Çfarë duhet të bëjnë institucionet që të instalohet shembulli i transparencës dhe kursimit edhe në komunat tjera?

Rufki Suma: Institucionet tona vetëm duhet te zbatojnë ligjin, të krijojnë mekanizma te pavarur pa ndikime politike dhe secili punëtorë ta sheh punën dhe pronën e shtetit sikur te jetë punë dhe prone e tij private e jo si diçka te huaj.

Gazeta Fjala: Cili është vlerësimi juaj për pasurinë milionëshe të krijuar paslufte nga ish bashkëluftëtarët tuaj?

Rufki Suma: Çdo pasurim i paligjshëm duhet te dënohet. Po të kemi institucione te mirëfillta shtetërore dhe po te punohet drejt dhe pa anime politike dhe po te respektohet si duhet ligji me siguri se nuk do te kishim milioner te një klase politike te cilët para disa vitesh mesi kanë siguruar ekzistencën familjare. Duhet te krijohen mekanizma shtetëror dhe te pavarur dhe secilit person ti kontrollohet prejardhja e pasurisë dhe te analizohet mire se a ka pasur mundësi që me paga te rregullta mujore të bëhen milioner pa pasur asnjëherë biznes. Dhe ndaj personave te tillë jo vetëm që duhet te merren masa dhe te denohen, por edhe duhet te i konfiskohet e tërë pasuria.

Gazeta Fjala: Sa është i rrezikuar Hani i Elezit nga ekstremizmi fetar, pasi rajoni i Kaçanikut njihet tashmë për numër të madh të qytetarëve që i janë bashkuar ISIS-it?

Rufki Suma: Kjo pyetje është një kapitull i veçantë

Hani i Elezit, sikurse edhe rajoni i Kaçanikut nuk është i rrezikuar nga “ekstremizmi fetar”. edhe përkundër pjesëmarrjes apo tentimit për pjesëmarrje në luftërat e huaja (Siri dhe Irak) te disa individëve. Po të kishin qenë të vendosur këta individ ti bashkëngjiten ISIS-it, nuk ishin kthyer fare ne Kosovë, por vet largimi i tyre nga këto zona te luftës, nënkupton se këto qytetar nuk e përkrahin ISIS-in, por atje kanë shkuar ose kanë tentuar te shkojnë thjeshtë për përfitime materiale (për shkak te gjendjes së vështirë materiale).

Pastaj duhet te shikohet se a kanë qenë të punësuar këta persona, çfarë gjendje familjare kanë, niveli i arsimimit e te tjera. Nga 8 raste nga Hani i Elezit që janë akuzuar për pjesëmarrje, tentim te shkuarjes  apo përkrahje te “ekstremizmit fetar”, asnjëri nga këta nuk ka qenë i punësuar.

Ne jemi kundër devijimit të Islamit tradicional nga individ të ndryshëm, edhe pse feja është bindje e lire e qytetarëve,  por ne anën tjetër jemi edhe kundër njollosjes dhe etiketimit që personave te tillë që po u bëhen nga qeveritarët dhe mediat tona me termin terrorist vetëm pse dyshohen se kanë marrë pjesë apo e përkrahin një organizatë terroriste pa u verifikuar nga ana e organeve te drejtësisë e qka është më e keqja se pas krejt atyre akuzave një pjesë e tyre brenda 48 orëve janë liruar si të pafajshëm ose janë liruar në procedura te rregullta apo edhe me disa masa ndaluese.

Me rastin e arrestimit te personave te dyshuar per pjesmarrje ne luftrat e huaja (Siri dhe Irak), qeveritarët dhe disa media tona disi po bëjnë gara se kush po i etiketon me ashpër personat e tillë, duke menduar  se me akuza dhe terrme te tilla do ti tregojnë nderkombëtarëve se po luftojnë terrorizmin, por kur Evropa po kushtëzon Kosovën për liberalizimin e vizave edhe me luftën kundër terrorizmit, atëherë po të njejtit po mundohen te arsyetohen se  ka gati një vit që asnjë qytetar i  Kosovës nuk ka shkuar në luftrat e huaja, por tani kjo është e kotë sepse një etiket që vet ia kanë vendosur qytetarëve të tyre tani vështirë e kanë t’ia heqin.

Si do që të jetë ekstremizmi dhe terrorizmi është i papranueshën nga kush do që ndodhë dhe kudo qe ndodhë e sidomos ne Kosovë nuk kemi nevojë për gjëra të tilla.

Njerzit që kryejnë akte te tilla terroriste nuk kanë të bëjnë aspak me islamin, sepse islami nuk e lejon që njeriu të mbys veten e vet duke bërë vetvrasje, pastaj se ISIS-i nuk ka te bëjë aspak me islamin vërtetohet me ate se ISIS-i planifikon të rrënoj edhe Qaben e madhëruar kur dihet se njëra nga pesë kushtet e islamit është që muslimani të paktën një here në jetën e tij ta vizitojë Qaben (ta kryej Haxhin). Sipas mendimit tim këta njerëz janë të paguar vetem e vetëm ta dëmtojnë fejën islame. Gjithashtu ajo që më së shumti nxit veprime te ndryshme ekstreme janë edhe provokimet e ndryshme kundër muslimanëve siq është rasti i javorës satirike franceze “Charlie Hebdo” e cila jo rrallë provokon muslimanët duke publikuar karikatura të profetit Muhamed dhe se askush nuk merret me shkaqet por vetem me pasojat.

Gazeta Fjala: A i ka përmbushur kompania Sharr Cem kërkesat e komunës për punëtorët dhe investimet?

Rufki Suma: Kompania Sharrcem ka permbushur një varg te kerkesave qe parashtrohen nga komuna sidomos me punësimin e banorëve lokal, angazhimin e kompanive lokale brenda fabrikës, ka themeluar një OJQ qe quhet LAB (Laboratori per Aktivitete Biznesore) ku përmes LAB-it ka ndihmuar qytetarët ne realizimin e disa projekteve ne interesin e tyre, ka ndihmuar ne realizimin e disa projekteve infrastrukturore, ka ndihmuar ne ndihmë financiare per raste te ndryshme sociale permes bordit te perbashket Sharrcem-komunë-komunitet e themeluar dhe financuar kryesisht nga Sharrcemi.

Gazeta Fjala: Cilat janë projektet më të rëndësishme që po punoni aktualisht dhe cili është plani juaj për të ardhmen e Hanit të Elezit?

Rufki Suma: Projektet me te rendesishme qe janë duke u realizuar janë: Rregullimi i prrockës në Lagjen e Re, projekt i cili është duke vazhduar nga viti i mëparshëm, ndërsa faza e dytë e ketij projekti pritet te  vazhdoj këtë vit me ndihjmën e Sharrcemit i cili ka premtuar se do te ndihmoj me mbi 100.000 euro. Projekti i aneksit te shkollës fillore “Ilaz Thaqi” i cili ka filluar vitin e kaluar dhe tani është në perfundim. Projekti i sallës së sporteve pranë shkollës fillore “Ilaz Thaqi” e që financohet nga Komisioni Evropian. Edhe ky project pritet te përfundoj këtë vit. Projekti i shtrimit me kubëza betoni i disa rrugicave në zonën urbane dhe ate rurale. Kemi filluar me ndriqimin public nëpër fshatra, ku  ne 3 fshatra veq më kemi perfunduar. Rregullimi i kanalizimeve ne disa zona rurale (Gorancë e Rezhancë). Asfaltimi I rrugës Gorancë-Glloboqicë që lidhë dy pikat kufitare me Maqedoninë dhe ka karrakter nderkomunal (Hani i Elezit-Kaçanik).

Komuna e Hanit të Elezit tashmë ka përfunduar një pjesë të madhe të projekteve të infrastructures publike. Në planet tona janë përfundimi i projekteve të mbetura dhe gjithsesi të reflektojmë mbi kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mire. Janë në planet tona ndërtimi i çerdhes së fëmijëve, shtëpisë së kultures, zgjërimit të hapsirave të gjelbërta publike dhe të shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Në planifikimin tona per te ardhmen janë edhe zëvendësimi i llaptopëve per arsimtarët e te gjitha shkollave (sepse ka me teper se 4 vite ku puntorët e arsimit ne Han te Elezit punojnë me projektor dhe llaptop personal ku kanë në perdorim edhe ditarët elektronik), do të vazhdojmë me  pagesa solide nga 100 euro per çdo lindje të fëmiut per banorët rezident te Hanit te Elezit (ka filluar te aplikohet qe dy vite), do të vazhdojmë me ndriqimin publik edhe ne fshatrat tjerë, do te perfundojmë me kubëzimin e rrugicave edhe ne fshatrat ku ende nuk janë përfunduar, gjithashtu do te vazhdohet edhe me rregullimin e kanalizimeve dhe lidhjen e tyre nga zonat rurale me ato urbane. Do te vazhdohet edhe me tutje me projektet e LAB-it (mbi 200.000 euro çdo vit) si mjedra, drredhze, serra, kultivim te rrushit, shpezë e te tjera.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending