Connect with us

Intervista

INTERVISTË| Kadaj – Bujupi: Nuk na bën përshtypje se çka thotë Kadri Veseli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi konsideron se Qeveria po shantazhohet vazhdimisht nga Beogradi dhe  ngulfat shtetin, duke potencuar se për kalimin e kësaj situate në vend zgjidhje janë vetëm zgjedhjet.

Published

on

Në një intervistë për Periskopin, ish-deputetja e AAK-së, tani pjesë e VV-së,  kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veselin e ka quajtur ‘strumbullar të krimit të organizuar’  që sipas saj është udhëheqës i klanit ‘Pronto’,  derisa për partinë  e tij – PDK-në, thotë se primatin do ia marr VV-ja, pasi beson se në zgjedhjet e ardhshme VV-ja do të dal fituese.

Ajo ka kategorikisht ka përjashtuar mundësinë që VV dhe PDK të krijojnë ndonjëherë koalicion, mirëpo nuk e ka përjashtuar mundësinë që VV-ja të bëjnë koalicion me LDK-në.

Ndërsa, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Kadaj – Bujupi konsideron se VV-ja ka arritur fitore që tashmë i ka ndal këto dy marrëveshje të arrijnë në Kuvend, por ka paralajmëruara rezistencë edhe më të fuqishme  nëse tentohet që këto marrëveshje të paraqiten për ratifikim në Kuvend.

Intervsita e Plotë:

Periskopi: Ditë më parë Kadri Veseli e ka potencuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje së shpejti. A mendoni se pozita po përçahet dhe mundësi e vetme ju kanë mbetur zgjedhjet?

Kadaj – Bujupi: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme. Janë domosdoshmëri në një moment, kur qeveria ka humbur tërësisht  legjitimitetin dhe është çdo herë e më e dobët. Kjo qeveri e rrezikon Kosovën, sovranitetin dhe integritetin e saj. Kjo qeveri ka probleme thelbësore sepse shantazhohet vazhdimisht nga Lista Sprpska, rrjedhimisht nga politikat shoviniste të Beogradit. Kjo qeveri nuk po arrin asnjë sukses, madje me të ka veç regres. Kjo qeveri po e ngulfat shtetin, prandaj zgjedhjet janë mjet që ta çlirojmë shtetin tonë.

Periskopi: Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dje ka deklaruar se me këtë opozitë do jenë në Qeveri edhe 50 vjet. Si do t’i kundërpërgjigjeni?

Kadaj – Bujupi:  As mua e as Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk na lë pështyje çka thotë Veseli. Ne kemi parë Veselin që në njërën anë flet për zgjedhje të parakohshme dhe për dështime të Qeverisë, e në njërën anë flet për qeverisje stabile dhe kritikon opozitën. Dihet mirëfilli se është pikërisht kjo opozitë që ia pamundësoi Veselit dhe kësaj qeverie që t’ia falë 8200 hektarë tokë Malit të Zi dhe ta instalojë Serbinë brenda Kosovës me “Zajednicën”. Ndryshe, Veseli është kokë e krimit që udhëhiqet klanin “Pronto”, dhe në vend që të japë deklarata për opozitën, ai duhet të sqarohet dhe të japë përgjegjësi për dëmet që i ka sjellë ai dhe klani i tij këtij vendi. Përderisa Veseli është strumbullar i krimit të organizuar në vend, ai ka punë me drejtësinë e jo me opozitën.

Periskopi: Meqenëse mund të konsiderohet se po kërkohen zgjedhjet sa më shpejtë dhe në koalicioni qeverisës për ndodhin mosmarrëveshje, a do të mund të shihej ndonjëherë VV në koalicion me PDK-në apo LDK-në?

Kadaj – Bujupi: Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik në vend i cili ka rritje të vazhdueshme dhe tani jemi vetëm 1% pas PDK, që nënkupton se me këtë trend ne se shpejti do të dalim fitues dhe rrjedhimisht do të jetësojmë alternativen tonë qeverisëse socialdemokrate. Ne e kemi thënë edhe më herët se shteti i kapur kryesisht nga PDK mund të normalizohet vetëm pasi PDK të shkoj në opozite dhe rrjedhimisht të pastrohet përbrenda. Sa i përket bashkëpunimit eventual me subjekte tjera ajo do të diskutohet pas zgjedhjeve dhe do të vendoset nga anëtarësia. Siç e thash LVV vendimet i merre në organet e saj pas debateve dhe analizave të cilat për bazë kanë ruajtjen e parimeve dhe vlerave të Lëvizjes.

Periskopi: A mund të pritet ribashkimi i VV-së me Nisëm dhe AAK-në? 

Kadaj – Bujupi: E përmenda  më  herët që  ky diskutim fillon pas zgjedhjeve dhe është çështje e anëtarësisë

Periskopi: Ju keni thënë se luftën kundër VV-së i janë bashkuar media, analistë, polica dhe e prokurorë. Pse po mendoni se po ndodh kjo?

Kadaj – Bujupi: Sepse  Pronto mafia në shtetin tani të kapur shfrytëzon gjithë mekanizmat për të vështirësuar ardhjen tonë në pushtet për të bërë ndryshimin e nevojshëm në vend. Edhe përkundër arrestimeve, montimeve, akuzave, mbajtjen në burg të aktivistëve tonë që janë veprime të ulëta  të pushtetit për të dobësuar Lëvizjen, fuqia e kësaj të fundit qëndron e palëkundur duke shtuar besimin e përkrahësve çdo dite e më shumë.

Periskopi: Si e komentoni debatin e hapur  ditëve të fundit rreth çështjes identitare kosovar-shqiptar?

Kadaj – Bujupi: Është shqetësuese për mendimin tim që kjo çështje, ky ekzagjerim që iu bë këtij debati, la nën hije plot ngjarje që çdo ditë preokupojnë qytetarin dhe sjellin pasoja për të ardhmen e qytetarit dhe Republikës sonë. Kosovën sot po e rrezikojnë synimet shoviniste të Serbisë, e jo Shqipëria. Kosova sot është e zhytur në mjerim e varfëri, vuan nga papunësia e korrupsioni dhe në gjitha raportet ndërkombëtare paraqitet në gjendjen më të keqe të mundshme. Gjatë kësaj kohe kur u hap ky debat i paqenë, u lirua Nuhi Uka, i cili është njeri i “Prontos”. Gjatë kësaj kohe, ministra të Qeverisë kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, siç kemi rastin me Stojanovicin. Gjatë kësaj kohe janë larguar mbi 7500 qytetarë në drejtim të Gjermanisë, duke u pajisur me viza pune. Dhe pikërisht këto gjëra përbejnë problemin kryesor të Kosovës.

Periskopi: A mendoni se vizita e Ramës në Beograd do të ketë pasoja edhe më të vonshme në raportin Kosovë – Shqipëri?

Kadaj – Bujupi: Ne i kemi bërë thirrje Ramës që të mos marrë pjesë në panelin ku mori pjesë me Vuçiqin. Këtë e kemi bërë jo vetëm për shkak të zhvillimeve të fundit, siç ishte arrestimi i Drejtorit të Policisë, Nehat Thaçi. As vetëm për shkak të mosnjohjes së Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Por, edhe për faktin që Serbia është duke përkeqësuar marrëdhëniet çdo herë e më shumë me shtetet fqinje. Me vizitë, Rama ia mundëson Vuçiqit të duket mirë në Ballkan. Ndryshe provincializmi i shprehur në lidhje me atë se pse Rama ka folur për Kosovën, a është dashur të flasë a jo, është debat i papranueshëm.

 

Periskopi: Sondazhet e fundit tregojnë se besimi i qytetarëve në  VV është duke u rritur. Është thënë se ky sondazh ka qenë i porositur dhe për këtë ka pasur mundësi të ndikohet ne rezultate. Si e komentoni këtë?

Kadaj – Bujupi:  Pushtetin e frikëson rritja jonë. Ajo po ndodh, dhe këtë nuk e konfirmon veç ky sondazh. E konfirmojnë edhe sondazhe të tjera, vendore e ndërkombëtare. Kjo shihet në aktivitetin tonë në terren. Rritja jonë i frikëso aq shumë pushtetin, saqë me krejt aparatin shtetëror u vërsul drejt nesh, duke tentuar të montojë e sajojë raste të ndryshme, duke na luftuar në gjitha format. E kontestuan edhe sondazhin sepse iu dhemb e vërteta. Kompania u deklarua vetë për sondazh. Jemi deklaruar edhe si Lëvizje dhe gjithçka në lidhje me sondazhin ka qenë transparente, kurse UBO Consulting, që realizoi këtë sondazh është kompani jashtëzakonisht serioze. Duhet të theksojmë se LDK, që ishte më e zëshme ngase sondazhi paraqiti rënie drastike të saj, nuk besonte as kur Shpend Ahmeti printe në sondazhe kundrejt Isa Mustafës. Por ja, sot Shpendi sot udhëheq Prishtinën.

Periskopi: A mendoni se metodat që VV ka përdor për kundërshtim në Kuvend, ka arritur qëllimin që t’i ndal dy marrëveshjet dhe si do të veproni nëse Asosacioni dhe Demarkacioni kthehen sërish në Kuvend?

Kadaj – Bujupi:  Po. Rezistenca jonë brenda dhe jashtë Kuvendit, angazhimi dhe përkrahja qytetare ishin ato që ndalën demarkacionin me Malin e Zi dhe “Zajednicën”. Ne besojmë që Qeveria është mbushur aq mend sa të mos tentojë t’i kthejë. Ndryshe, ne nuk shohim arsye që të veprojmë ndryshe nëse të njëjtat marrëveshje duan të na i kthejnë në të njëjtën formë. Rezistenca jonë do të jetë edhe më fuqishme në një rast të tillë./Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending