Connect with us

Intervista

Jam krenare me shqiptarët

Suzana Shkreli, shqiptarja që po kandidion për në Kongresin Amerikan, është mbështetur nga Rama, Basha dhe Berisha, të cilët kanë kërkuan votën e shqiptarëve në SHBA. Po kështu edhe presidenti amerikan Barack Obama, ka deklaruar mbështetjen për prokuroren shqiptare, duke thënë se është liderja që i duhet Amerikës.

Published

on

Suzana ka dhënë një intervistë ekskluzive për dritare.net, realizuar nga Kozeta Turishta, të parën intervistë për një media shqiptare. Në këtë intervistë ajo na tregon më shumë për veten, mbështetjen e madhe të shqiptarëve nga e gjithë bota, që siç thotë ajo, nuk do ta realizonte këtë ëndërr pa ndihmën e tyre.

Meqë zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrojnë, po e risjellim sërish në vëmendjen tuaj, duke kërkuar që çdo shqiptar të mbështesë dhe votojë Suzana Shkrelin.

Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është gruaja më e re kandidate  për Kongresin Amerikan, dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan

Prokuroja shqiptaro amerikane, fitoi përballë kandidaturave rë tjera demokrate, dhe tani garon përballë republikanit Mike Bishop, i cili ka qenë dy herë, pjesë e Kongresit.

Por, kush është Suzanna Shkreli?

E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe, Diana, një vëlla binjak, Paul , dhe Mark, vëllai i vogël.

E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.

Në një intervistë ekskluzive për dritare.net, Suzanna flet mbi fushatën elektorale, dhe sa e rëndësishme është për të , mbështetja nga shqiptarët.

Mbështetje, që i duhet të fitoje garën e saj, të grave si ajo, të shqiptareve si ajo. Sepse nëse fiton Suzanna, jo thjesht do të bëjë histori si shqiptarja e parë në Kongres, por do të hapë rrugë për shqiptarët në Kongres. Ndaj, në votën për Suzanna Shkrelin, shqiptarët e Amerikës, nuk mund të ndahen në demokratë e repubikanë. Të gjithë do të votojnë Suzannën si shqiptarë.

Ju jeni kandidate Demokrate për Kongresin Amerikan, si iu duket kjo eksperiencë e re? Ka qënë politika një ëndërr për ju?<

Suzanna Shkreli- Unë asnjëherë nuk kam ëndërruar të jem një Kongresmene. Si një prokurore në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, i kam kaluar ditët e mia në sallën e gjyqit, duke mbrojtur fëmijët e abuzuar fizikisht dhe seksualisht. Kur u zgjodha për të kandiduar, isha e vetëdijshme që nuk do të qe e lehtë. Por njëkohësisht e dija që distrikti i 8 i Michigan, kishte nevojë për dikë që nuk ka frikë të ndërmarrë sfida të forta, për familjet e klasës së mesme të Michigan. Në Kongres, unë do të mbroj të dyja palët dhe do të sigurohem që familjet e Michigan të ecin përpara.

Zgjedhjet do të mbahen në Nëntor, si po shkon fushata juaj?

Fushata po shkon shumë mirë. Ne kemi mbështetjen e Komitetit Demokratik për Fushatën në Kongres, njëkohësisht kemi përkrahje nga organizata, shoqata, dhe anëtarë të respektuar të Kongresit dhe Senatit. Ka një vrull dhe energji të pabesueshme për fushatën tonë historike.</p>

Si e kanë pritur kanditurën tuaj njerëzit e qarkut ku ju do të kandidoni?

Kur flas me njerëz, gjatë takimeve të fushatës, ata më thonë se janë lodhur nga një Kongres i përcarë, ata duan një person që do të luftojë për ta, dhe jo për Korporatat e mëdha. Votuesit në qarkun tim, janë të emocionuar për mua, një kandidate që do t’i vendosë ata të parët dhe që nuk ka interesa personale.

E konsideroni një udhëtim të vështirë këtë sfidë politike, për shkak të rivalit tuaj, kandidatit Republikan, Mike Bishop, i cili ka dy vite në Kongresin Amerikan?

Unë e di që me suportin e votuesve dhe mbështetësit bujarë, do të mund të ulem në atë karrige dhe do të bëj histori, si shqiptarja-amerikane e parë që zgjidhet në Kongres, gjithashtu edhe si gruaja me e re në moshë.

Ne fushën e drejtësisë, ju jeni një grua e suksesshme, kujt ia dedikoni suksesin tuaj?< Besimi im dhe familja, janë thesaret e mia më të çmuara, jam shumë e bekuar prej tyre. Familja ime gjithmonë më ka mbështetur dhe inkurajuar. Gjithashtu ia dedikoj suksesin grave që kanë qenë para meje. Unë nuk mund të kandidoja për Kongresin dhe as të besoja se do e fitoja, pa forcën e grave që kanë shtruar rrugën time.

Ju jeni shqiptare, por lindur dhe rritur në Michigan, Amerikë, sa e lidhur jeni ju me Shqipërinë?

Kam qenë disa herë në Shqipëri dhe Malësinë e Madhe, me pushime. Në Qershor, kam kaluar një jave duke folur me prokurorët në Shqipëri për të drejtat e viktimave të krimit, në emër të Departamentit të Drejtësisë Amerikane. Ishte një eksperiencë e pabesueshme. U përpoqa të bëj atë që gjithmonë kam dashur të bëj, të ndihmoj vendin tim, të ecë përpara.

Më pëlqen shumë kultura shqiptare, historia, dhe vlerat e mëdha që shqiptarët kanë, besa dhe mirëpritja. Unë jam krenare që e jetoj jetën time duke mbajtur fjalën, duke dhënë besën time.

Edhe shqiptarët janë krenarë që një grua nga Shqipëria është pjesë e politikës amerikane. Doni tu thoni diçka atyre?

Unë jam krenare që ju jeni krenarë për mua. Kam marrë mbështetje nga shqiptarët nga e gjithë bota. Dua t’iu them se unë nuk do të mund ta realizoja këtë ëndërr pa përkrahjen tuaj. Askush nuk është më i motivuar se unë dhe më i dedikuar për ta fituar këtë garë. Unë do t’i thyej barrierat, veçanërisht për gratë e reja, për gratë si unë. Nëse unë mund të bëhem kongresmene, mund të bëhesh edhe ti!

Nëse ju e fitoni këtë garë, cilat do të jenë janë planet tuaja për Kongresin

Do të fokusohem te punët e paguara më mirë, duke u siguruar që forca jonë punëtore të mos largohet nga vendi. Duhet të krijojmë një mjedis miqësor për bizneset. Në mënyrë që pronarët e bizneseve të vogla, të kenë mundësi për të rritur bizneset e tyre, siç bënë edhe prindërit e mi. Ne duhet të mbrojmë sigurinë sociale, dhe t’i japim kujdesin shëndetsor të moshuarve, të cilën ia kanë dedikuar të gjitha vitet e punës këtyre programeve, në vend që të votonin për t’i privatizuar. Në fund, si dikush që ende po paguan për kredinë studentore, unë dua të kontribuoj që Universitetet të jenë të përballueshme për brezin e ardhshëm.

Faleminderit Suzana Shkreli dhe ju uroj të fitoni!

Faleminderit për mbështetjen tuaj! Unë e di, kjo është mundësia më e mirë për të dërguar një shqiptare-amerikane në Kongres. Nuk i dihet se kur mund të vijë përsëri ky rast. Jemi duke u afruar me datën e zgjedhjeve dhe ditën kur ne shqiptaro-amerikanët në Usa do të bëjmë histori./  Dritare.net

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending