Connect with us

Lajme

Institucionet e Kosovës ende të mbyllura

Published

on

Institucionet e Kosovës, ende nuk janë hapur krejtësisht kur është në pyetje publikimi i punës së tyre. Qasja në dokumentet zyrtare ende del të jetë një punë mjaft e vështirë.

Madje në vazhdimësi adresohen ankesa prej medieve, që institucionet janë tejet të mbyllura në këtë aspekt, shkruan Indeksonline.

Këtë më së miri e dëshmon një raport i publikuar në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, ‘’ Raport Gjithëpërfshirës 2016, i institucioneve publike për realizimin e së drejtës për qasje në dokumentet publike’’.

Mirëpo nuk mungojnë rastet kur institucionet japin leje për kërkesat në dokumente.
Referuar këtij raporti në total numri i kërkesave për qasje në dokumente zyrtare ka qenë 2 mijë e 169. Prej tyre 2 mijë e 50 janë lejuar, ndërsa janë refuzuar 62.

Vetëm në drejtim të institucioneve qendrore Kuvendit, Presidencës e Gjykatës Kushtetuese janë adresuar 21 kërkesa. Prej tyre 20 janë lejuar, ndërsa vetëm një është kufizuar.

Ndryshe në Qeveri, Ministri, e Agjenci tjera vartëse, kanë arritur 671 kërkesa. Prej këtij numri 599 kanë marrë ‘’dritën jeshile’’, 31 janë refuzuar derisa 41 me qasje të kufizuar.

Tek Institucionet e Pavarura kanë mbërritur gjatë vitit të kaluar 181 kërkesa. 173 janë lejuar, 5 janë refuzuar e 3 me qasje të kufizuar.

Në Universitete janë drejtuar gjithsej 89 kërkesa, prej të cilave 87 janë lejuar e dy janë refuzuar. 124 kërkesa ka qenë numri tek ndërmarrjet publike, 122 janë lejuar ndërsa 2 janë refuzuar.

1083 është totali i kërkesave të adresuara tek Komunat. 1049 të lejuara, 22 të refuzuara e 12 të kufizuara. /Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending