Connect with us

Lajme

Imazhi i Ardit Gjoklajt mbush rrugët e Tiranës

Tashmë imazhin e Arditit do ta hasni në të gjithë Tiranën. 17-vjeçari humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës, ndërsa imazhet e tij janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës shoqëruar me tekstin “Censuruar”.

Published

on

Është grupi anonim “Çeta” ai që ka marrë një nismë të tillë, ndërsa veprimi i tyre vjen pas mbylljes së emisionit investigativ “Publicus” për ngjarjen e Sharrës, ndërkohë që Bashkia e Tiranës po tenton ta censurojë kudo vrasjen e Arditit.

Në reagimin e publikuar nga grupimi “Çeta”, dënohet censura mediatike për këtë rast dhe trajtimi që i bëhet punëtorëve në Shqipëri.

Reagimi i plotë  i grupimit Çeta:

Me të drejtë censura po skandalizon opinionin publik të këtyre ditëve, sidomos pas ndalimit të emisionit investigativ Publicus për ngjarjen e Sharrës. Mirëpo pak vetë e vranë mendjen për censurën dhe heshtjen shumëvjeçare të krimit ndaj punëtorëve. Pak vetë arsyetuan se heshtja dhe mosreagimi i deritanishëm prodhuan edhe vrasjen tënde Ardit.

Meqenëse nuk je më në këtë jetë, ndjejmë të nevojshme të të drejtojmë disa fjalë për të shpjeguar se pse këtë të shtunë mure të qytetit u gdhinë me fytyrën tënde: Punë ka Ardit! Po, për ty, për fëmijë të tjerë, djemtë, vajzat, burrat, gratë e të moshuarit. Për të gjithë ata që nuk e kanë teserën e partisë në xhep, që nuk duartrokasin udhëheqësit në kongrese madhështore, që nuk i kanë prindërit biznesmenë të mëdhenj. Punë ka për ty, për Myrveten që u vra barbarisht para një viti po në Sharrë pa e marrë vesh askush, për naftëtarin e Ballshit që ka mbi një vit që nuk merr pagën, për minatorin e Bulqizës që fundoset galerive, për punëtorin që bie nga skela në mes të Fierit. Punë ka për gratë e fasonerive që pronari u vjedh sigurimet, si edhe për fëmijët që i zë pirgu i dheut tek rrëmojnë për minerale. Punë ka për të tërë ata që për të mbijetuar duhet të pranojnë të skllavërohen pa sigurime, masa mbrojtëse për jetën dhe një minimum jetik.

Çeta me këtë punim, Ardit, nuk vjen veç me ty si individ ose si trendin më të fundit në rrjete sociale, pasi për fat të keq ti nuk je një rast i veçuar, edhe pse rasti yt ndryshe nga të mësipërmit bëri bujë. Ti nuk je as minoreni i parë që punon turni i tretë, as punëtori i parë që punon pa kushtet minimale, në të zezë dhe që paguhet sa për të mbajtur frymën gjallë. Rasti yt dhe i mijëra të tjerëve është i përditshëm. U vrave nga sistemi shfrytëzues, nga kryebashkiaku propagandues për hapjen e vendeve të punës, nga pronari i panginjur që nuk ngopet me skllavërimin e punëtorëve.

Censura dhe heshtja ndaj vdekjeve të punëtorëve janë të përditshme. Ajo nuk ekziston veç kur censurohet një gazetar nga një pronar i lidhur me pushtetin. Censura dhe heshtja janë kudo ku nuk reagohet për kushtet në të cilat punojnë punëtorët, kushte të cilat janë vrasje të përditshme të mbetura në tentativë. Vrasja jote Ardit përbashkoi dhe nxori fytyrën e vërtetë të asaj që jetojnë të shumtit e të braktisurit në harresën e mjerimit. Ngacmoi sado pak iluzionin e realitetit të naivëve që nuk arrijnë të shohin përtej situatës të prodhuar jo vetëm nga një pushtetar i korruptuar, por edhe nga sistemi i cili mbahet mbi shfrytëzimin e punës dhe jetës së të tjerëve.

Imazhi yt Ardit mureve të qytetit deri më tani përfaqëson gjendjen e mësipërme. Duke u bërë makthi i maskarenjve dhe turpi i indiferentëve, shpresojmë që imazhi yt Ardit të bëhet edhe burim revolte dhe përbashkimi i të pazëve që do të ngrenë zërin për veten dhe gjithë të tjerët!

4

5

7

 

12

1418

 

1

2

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending