Connect with us

Lajme

Ilir Meta i ka premtuar Greqisë rrëzimin e Ramës. A janë këto protesta sinjal?

Në vitin e kaluar pamfleti.com kishte publikuar një shkrim ku thuhej se Greqia kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Published

on

E këtë sipas portalit Greqia mundohej ta realizoj nëpërmjet Ilir Metës së LSI-së dhe Sali Berishës nga PDSH. Madje thuhej se Meta, i cili është në koalicion me partinë e Ramës, i kishte premtuar kryeministrit Alexis Tsipras se do të përkujdesej për këtë punë, shkruan Periskopi.

Sot jemi dëshmitarë të protestave masive të organizuara nga opozita shqiptare që synim kanë rrëzimin e Qeverisë Rama.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të pamfleti.com, të publikuar më 2 nëntor 2016.

Titulli: Berisha dhe Meta, skenari që vjen nga Greqia. Kreu i LSI i premtoi Tsipras-it rrëzimin deri në mars të Kryeministrit Rama

Nuk rreshtin sulmet nga shteti fqinj ndaj kryeministrit Edi Rama. Madje nuk kanë munguar ta etiketojnë dhe si një njeri që nuk njeh historinë, që nuk njeh rajonin, politikën dhe për më tepër shkruhet se është dhe kukull e presidentit turk Erdogan në Ballkan.

Deklarata të rënda këto kundër kryeministrit të një shteti fqinj, bashkëaleat në NATO, të një vendi që ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe që pritet në vjeshtën e dytë të hapë negociatat me BE, pas vizitës që kryeministri Edi Rama do të bëjë në Berlin me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel më 28 nëntor, ditën e përvjetorit të pavarësisë.

Qeveria greke, ministri i Jashtëm grek Kotzias dhe media greke, nuk kishin reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama deri në momentin kur Ilir Meta kryetari i LSI njëherësh dhe i Kuvendit të Shqipërisë të ndërmerrte vizitën e papritur dhe të paparashikuar në Athinë. Por sulmet ndaj Ramës nuk kishin nisur as deri kur ish-kryeministri Sali Berisha i serviri në “pjatën e argjendtë” qeverisë dhe mediave greke akuzën se një vend i tretë dhe pikërisht Turqia kishin ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare që të rrëzonte marrëveshjen e “Detit” me Greqinë, ku fqinjit tonë me një të rënë të lapsit i jepeshin qindra kilometra territor nga deti shqiptar.

Pikërisht pas këtyre dy “patericave” që Berisha dhe Meta i dhanë qeverisë greke dhe medias greke, që kishin mbetur të shokuar nga deklarata e komisionerit të BE Johanes Hahn se çështja çame tashmë ishte shtruar për zgjidhje në kancelaritë e BE dhe se Shqipëria dhe Greqia duhet ta zgjidhnin këtë me dialog, madje Komisioni Evropian paralajmëronte ta përfshinte dhe në progres-raportin për Shqipërinë, pra pikërisht pas kësaj mbështetjeje filluan sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Herë përmes deklaratave, herë përmes kërcënimeve se Greqia ka ushtri dhe ekonomi më të fortë se Shqipëria, herë pas kërcënimeve se do të vendosin veton për hapjen e negociatave me BE, dhe herë përmes intervistave me “Eskobarin e Ballkanit” Klemend Balili, eksponent i lartë partiak dhe shtetëror i LSI. Të cilit i vënë në gojë deklarata të tillë që tentojnë të krijojnë idenë e rremë se ai ka qënë funksionar partiak dhe shtetëror i Edi Ramës dhe prandaj bëhen këto sulme. Me idenë e mbrojtjes së Ramës, në gojën e Balilit vihen gjëra të paqena kur dihet se Klemend Balili ka qënë zyrtar partiak dhe shtetëror i LSI, dhe nipi i tij është kryetar bashkia i Delvinës dhe zyrtar partiak i LSI dhe jo i PS dhe Edi Ramës.

Berisha dhe Meta janë të qartë në lojën e tyre: Sulmet ndaj Ramës nuk do të bëhen nga brenda por nga një shtet fqinj, anëtar i BE dhe i NATO-s siç është Greqia, ndonëse furnizohen rëndshëm me të pavërteta nga kjo dyshe që ka marrë më qafë Shqipërinë që nga viti 1992 e këtej.

Madje mësohet se Ilir Meta përtej premtimit se do të qetësojë dhe shuajë kërkesën për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull nga e kaluara mes Shqipërisë dhe Greqisë, dyfishimin e varreve greke në Shqipëri, tetë mijë ka arritur numri, aq sa nuk ishte e tëra ushtria greke në atë kohë të gjallë e të vdekur gjithsej, ka premtuar dhe largimin e Ramës nga posti i kryeministrit deri në pranverë apo më saktë deri në mars të vitit të ardhshëm. Për të hyrë në zgjedhje me një qeveri të përbërë nga PD dhe LSI, sipas premtimit të Metës, marrjen e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe plotësimin e të gjitha kushteve greke për kufirin, ligjin e luftës, varrezat dhe minoritetet. Madje mësohet se këtë premtim Meta e ka dhënë në takimin me kryeministrin Aleksis Tsipras, duke kërkuar mbështetje nga jashtë, me sulme ndaj Ramës, me etiketimin si bashkëpuntor me krimin, terrorin dhe forcat antidemokratike. Tashmë fronti kundër Ramës po funksionon. Shqiptarëve u duhet të mbrojnë kryeministrin e tyre…

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending