Connect with us

Lajme

Ibraçeviq dënohet me tre vjet burg për krime kundër civilëve serbë

Ish-oficer i sigurimit ushtarak Ekrem Ibraçeviq u dënua me tre vjet burg për krime kundër civilëve serbë të arrestuar në zonën Srebrenikut në verën e vitit 1992.

Published

on

Gjykata shtetërore e shpalli Ekrem Ibraçeviqin fajtor për përgjegjësi për kushte çnjerëzore në një burg në Rapatnica, në zonën Srebrenikut, ku në vitin 1992 u mbajtën civilë serbë.

Gjykata konstatoi se mbajtja e civilëve në një dhomë të vogël pa dritare ishte nën nivelin e trajtimit njerëzor, por edhe pse Ibraçeviq mund të kishte bërë diçka, ai nuk e bëri.

Ibraçeviq u dënua gjithashtu për goditjen e një të ndaluari në Rapatnica gjatë marrjes në pyetje si edhe kërcënimin e një tjetër të burgosuri me vdekje në një burg në Luke.

Kryetari i trupit gjykues tha se dënimi me tre vjet burg ishte me vend, duke marrë në konsideratë nivelin e përgjegjësisë së të pandehurit dhe lëndimeve.

“Përsa i përket rrethanave lehtësuese, kemi marrë në konsideratë jetën e mëparshme të të pandehurit dhe faktin se ai është një njeri familjar. Në disa raste ai kërkoi ndihmë mjekësore për të burgosurit. Pasojat e veprimeve të tij nuk janë aq të rënda dhe me ndikim të gjerë si në rastet e rënda të krimeve të luftës”, tha kryetari i trupit gjykues Shaban Maksumiq.

Ibraçeviq, i cili ishte kreu i sigurisë ushtarake në Selinë Komunale të Mbrojtjes Territoriale në Srebrenik, u lirua nga akuza për ndalim të paligjshëm, torturim dhe trajtim çnjerëzor të të burgosurve.

Të bashkëpandehurit e tij Faruk Smajloviq, një ish-komandant ushtarak i sektorit të trafikut policor i cili kishte detyrë të ruante objektet e paraburgimit, dhe ish-polici ushtarak Sejdalija Çoviq, gjithashtu u liruan nga akuzat për torturë dhe trajtim çnjerëzor, shkruan kallxo.com.

“Nuk ka dyshim se civilët serbë u ndaluan në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, në bazë të provave të paraqitura në gjyq, gjykata nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë pjesëmarrjen e Ibraçeviqit në ndalimin e paligjshëm dhe se të tjerët kryen veprime bazuar në autorizimin ose pëlqimin e Ibraçeviqit dhe me miratimin e Smajloviqit”, tha Maksumiq.

“Për më tepër, gjykata nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se të pandehurit i ndërmorën personalisht veprimet e përshkruara në aktakuzë”, tha gjyqtari.

Vendimi mund të apelohet.

Gjithashtu të premten, një gjykatë kantonale në Novi Travnik dënoi një ish-polic ushtarak kroat të Bosnjës me 13 vjet burg për krime kundër të burgosurve të luftës në Jajce.

Jozho Lovrenoviç u gjet fajtor për vrasjen e oficerëve policorë Milan Iliçiq dhe Ilija Cigoje si edhe torturimin e 13 të burgosurve.

Edhe ky vendim mund të apelohet.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending