Connect with us

Lajme

I ndalohet hyrja në Kosovë aktivistes së VV’së nga Shqipëria, Dejona Mihali

Published

on

Dejona Mihali është mbajtur për disa orë në kufi, dhe më pas është kthyer në Shqipëri, pasi i është komunikuar një urdhër për ndalim të hyrjes në territorin e Kosovës, pa afat, njofton Vetëvendosje

Sot, më 18 korrik 2016, rreth orës 07:30 është ndaluar të hyjë në Kosovë Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve dhe anëtare e kryesisë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Dejona Mihali është mbajtur për disa orë në kufi, dhe më pas është kthyer në Shqipëri, pasi i është komunikuar një urdhër për ndalim të hyrjes në territorin e Kosovës, pa afat, njofton Vetëvendosje, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Policia kufitare i ka marrë direktivat drejtpërdrejt nga Ministria e Brendshme, dhe komunikimi është kryer në prani të Dejona Mihalit. Është për t’u vënë në dukje se urdhri për ndalimin e hyrjes në territorin e Kosovës është lëshuar në shkurt, por prej asaj kohe e deri sot Dejona Mihali nuk është vënë kurrë në dijeni për ekzistencën e këtij urdhri, as zyrtarisht e as në ndonjë mënyrë tjetër.

Ky vendim arbitrar është marrë pa u bazuar në asnjë ngjarje faktike, në asnjë ligj dhe pa asnjë vendim gjyqësor. Ky arbitraritet i pushtetit të Thaçit, Mustafës dhe i Veselit po e bën Kosovën një vend pa të drejta demokratike e civile, po e shpërfaq si një tirani despotësh të vegjël, që të vetmin funksion e kanë servilizmin ndaj ndërkombëtarëve, Serbisë e mafias.

Ndalimi i Dejona Mihalit i shtohet deportimit të Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit, si një fushatë sistematike që qeveria e Kosovës e ka ndërmarrë ndaj veprimtarëve të Lëvizjes që janë nga Shqipëria. Reagimet e zbehta të qeverisë së Shqipërisë na bëjnë të pandehim se kjo fushatë kriminale e arbitrare është e koordinuar mes dy qeverive.

Në vizionin e despotëve bashkimi kombëtar është bashkim i forcave të regresit, i mafias, i dallaverexhinjve, i dhunës, i krimit e i servilizmit. Në vizionin tonë bashkimi kombëtar është bashkim i popullit, i prodhuesve, i qytetarëve të ndërgjegjshëm, i kulturës, i dinjitetit e mbi të gjitha bashkim kombëtar i idealit.

Ai kufi ka qenë armik i idealistëve e i dëshmorëve që na e prunë lirinë, ai kufi është dhe armiku jonë. Ai kufi ka qenë i ashpër ndaj atyre që e deshën këtë vend, ai kufi është sot i ashpër ndaj nesh. Atë kufi e mbrojtën me gjak ushtarët e Titos e të Rankoviçit, e të njëjtët e mbrojnë dhe sot.

Kërkojmë heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin dhe ndalje të persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Republika e Shqipërisë, përndryshe kjo qeveri do të mbajë një vulë të madhe turpi, e do ta paguajë rëndë përballë historisë.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending